Millaku: Më shumë rrezik i paraqesin Kosovës, krerët e shtetit të korruptuar se sa Serbia

Politika

Millaku: Më shumë rrezik i paraqesin Kosovës, krerët e shtetit të korruptuar se sa Serbia

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 15 maj 2018 Në ora: 15:40
Krerët e shtetit të Kosovës

Për deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku më shumë rrezik i paraqesin Kosovës, krerët e shtetit të korruptuar se sa shteti serb.

Teksa ka komentuar lajmin për platformën përfundimtare të Serbisë për bisedimet me Kosovës, Millaku nuk pret ndonjë dokument të pranueshëm për Kosovën.

“Jam e bindur se platforma përfundimtare që Serbia pritet të dalë për marrëveshjen përfundimtare për Kosovën do të jetë e papranueshme, kjo për shkak se shteti serb nuk mundet të dalë nga lëkura e saj të politikës shoviniste ndaj shqiptarëve. Serbia së pari duhet të heqë nga kushtetuta Kosovën pastaj të dalë me platformë”, deklaron Millaku për “Bota sot”.

Por, sipas saj Kosova rrezikohet edhe nga krerët aktualë të shtetit.

Image
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku

"Por, ne kemi edhe një rrezik tjetër për shkak se krerët e shtetit tonë janë shantazhuar dhe mund të ketë kompromise të dhimbshme me Serbinë. Thaçi, Veseli janë njerëz të cilët kanë bërë kompromise deri me tani duke filluar nga ndarja e Mitrovicës e deri të Demarkacioni. Prandaj, këtyre njerëzve nuk duhet t’i besohet asgjë sa i përket të ardhmes se Kosovës janë shumë të rrezikshëm për shkak se dosjet e tyre janë në sirtar dhe në momentin që rezistojnë atyre i tregohet dosja”, shtoi Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat