Mesazh nga Brukseli për vizat, analisti tregon se cilat janë gjasat e Kosovës

Politika

Mesazh nga Brukseli për vizat, analisti tregon se cilat janë gjasat e Kosovës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 13 maj 2018 Në ora: 12:56
Rainer Wieland gjatë vizitës në Kosovë

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha se në Parlamentin Evropian nuk ka ardhur ndonjë dokument për t’u votuar për liberalizimin e vizave për Kosovë dhe ka kërkuar që politikanët  të mos nguten për të dhënë afate rreth heqjes së vizave.

Image
Nexhati Haziri

Analisti politik, Nexhati Haziri ka thënë për “Bota sot”, se deklarata Wieland për vizat është dëshpëruese, pasi që vendi i ka përmbushur kriteret e kërkuara nga Bruksesli.

“Mund të jetë paksa dëshpëruese deklarata e zyrtarit evropiane, pasi thënë sinqerisht pritjet e qytetarëve të Kosovës se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të këtij viti, janë pritje reale pasi Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara nga Brukseli që me në fund edhe ne si qytetarë të Kosovës ta gëzojmë të drejtën e lirisë së lëvizjes në zonën shengen”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Haziri është shprehur optimist sa i përket asaj se qytetarët mund të lëvizin lirishëm deri në fund të vitit, por ka thënë se duhet të merret me rezerva kriterin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ndoshta duhet paksa ta marrim me rezerva kriterin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi që institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë dëshmi të qarta se po e luftojnë këtë fenomen. Megjithatë unë jam optimist se deri në fund të viti qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në zonën shengen. Ndërsa, mos dërgimi i dokumenteve relevante për këtë çështje nga institucionet e Kosovës në parlamentin Evropian, besoj të jetë një çështje procedural  që duhet të përmbushet sa më parë”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat