Deputeti i VV-së tregon rrugën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Politika

Deputeti i VV-së tregon rrugën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 12 maj 2018 Në ora: 13:55
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajqi, nuk i sheh serioze tryezat e organizuara nga partitë politike. Sipas tij, këto të fundit janë vetëm humbje kohe.

Lajqi në një prononcim për “Bota sot”, tha se çështja e zgjidhjeve të tema të mëdha, më shumë është problem i programeve të politikëbërjes në vend.

Image
Ali Lajqi

“Tryezat nuk kanë ndonjë efekt. Janë vetëm humbje kohe dhe nuk ka diçka serioze. Nuk ka ndonjë materie që aty mund të shtrohet seriozisht apo ndonjë vendim. Çështja e konsensuseve më shumë është problem i programeve dhe politikëbërjes në Kosove”, është shprehur ndër tjerash deputeti Lajqi.

Tutje, ai thotë se rruga për ta rrëzuar këtë qeveri është përmes një mocioni, që ai e quan, të nivelit të lartë.

Krejt në fund, deputeti i VV-së thotë se Kosova ka nevoja të mëdha edhe për reforma zgjedhore, pasi që, vetëm ato mund të sjellin ndryshime.

“Rruga për zgjedhje të parakohshme është se kjo qeveri de-fakto ka rënë, ndërsa juridikisht ende nuk ka marrë ndonjë vendim. Për ta rrëzuar këtë qeveri, duhet të jetë një mocion i nivelit tamam me kushtet që e sprovojnë legjitimitetin e ajo është Kuvendi i Republikës. Një problem tjetër është se nuk kemi një reformë zgjedhore, ky është një problem i madh, sepse për të hyrë në zgjedhje, mendoj unë, nuk është mirë pa një reformë të tillë. Kurse, edhe vetë partitë politike nuk janë te përgatitura. Pastaj, duhet edhe të mendohet se kush do të vije pastaj në pushtet, a do të ketë ndryshime apo do të jenë kalkulime të njëjta”, përfundoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajqi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat