Ballkani në rrezik destabilizimi, analisti tregon arsyet

Politika

Ballkani në rrezik destabilizimi, analisti tregon arsyet

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 10 maj 2018 Në ora: 20:01
Forcat e NATO-së

Katër diplomatë Amerikanë, kanë konstatuar në raportin e tyre se Ballkani ka nevojë emergjente për ndërhyrjen e SHBA-së dhe Britanisë në këtë rajon.

E  lidhur me këtë, analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot se Sipas raportit të këtij Instituti Amerikan, është nevojë e menjëhershme që Amerika dhe Bashkimi Evropian të veprojnë për të penguar paqëndrueshmërinë dhe shpërthimin e mundshëm të dhunës në Ballkan

“Sipas raportit të këtij Instituti Amerikan, është nevojë e menjëhershme që Amerika dhe Bashkimi Evropian të veprojnë për të penguar paqëndrueshmërinë dhe shpërthimin e mundshëm të dhunës në Ballkan”-potencon Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

Ai konsideron se Ballkani ka rrezik destabilizimi, për shkak të qeverisjeve të dobëta, qeverive të korruptuara, ndikimeve nga jashtë etj.

“Konsideroj se Ballkani ka rrezik destabilizimi, për shkak të qeverisjeve të dobëta, qeverive të korruptuara, ndikimeve nga jashtë dhe marrëdhënieve të tensionuara etnike e midis shteteve. Por në rast se Ballkani destabilizohet bashkëfajtore do të jenë edhe BE-ja e SHBA-ja, e sidomos BE-ja që në vazhdimësi ka toleruar dhe bashkëpunuar me politikanë dhe qeveri të korruptuara”- u shpreh Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat