Avokati Tomë Gashi flet për themelimin e Gjykatës Speciale për Korrupsion

Politika

Avokati Tomë Gashi flet për themelimin e Gjykatës Speciale për Korrupsion

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 6 maj 2018 Në ora: 10:13
Tomë Gashi

Pas ratifikimit të demarkacionit, kushti tjetër i Bashkimit Evropian i dhënë Kosovës për liberalizimin e vizave është luftimi i korrupsionit.

Për ketë të zgjidhur këtë çështje, ditë më parë, ministri i Drejtësie, Abelard Tahiri ka marr si nismë për krijimin e një Gjykate Speciale për luftimin e korrupsionit.

Lidhur me formimin e kësaj Gjykate Speciale, avokati i njohur Tomë Gashi ka deklaruar për “Bota sot” se kjo çështje nuk ka të bëjë me realitetin në Kosovës sa i përket sferës së drejtësisë.

Pasi që, sipas tij, do të duhej të merrej një nismë tjetër që do të krijohej një situatë më serioze.

“Mua më duket se kjo nismë për formimin e një Gjykate Speciale për Korrupsion fare nuk ka të bëjë me realitetin në Kosovë në sferën e drejtësisë. Nëse kishte pasur një nismë tjetër që të gjitha lëndët dhe për të gjitha akuzat të cilat i ngritë Prokuroria Speciale të formohet një gjykatë Speciale kjo do të ishte në të mirë të sistemit juridik dhe do të krijonte një situatë më serioze seç e kemi tani kur bëhet fjalë për akuzat që i ngritë Prokuroria speciale e RKS”, ka thënë Gashi për “Bota sot”.

Gjithashtu, Gashi ka shpjeguar më tej rreth kësaj çështje, ku ka dhënë një shembull  më specifikë, si krijimi i një departamenti në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtine e cila do të ishte kompetent për të gjitha rastet e Gjykatës Speciale për Korrupsion.

“Apo kjo munde te organizohet edhe ndryshe, p.sh që të kemi një Departament në kuadër të gjykatës themelore në Prishtine i cili do të ishte kompetent për të gjitha rastet-akuzat që i paraqet PSRK dhe që aty në këtë departament të emërohen gjyqtarët më shkathtësi të posaçme, apo thënë më thjeshte gjyqtarët më të mirë që i kemi në Kosovë. Kjo do të përbente një risi dhe këto praktika janë në të gjitha shtetet ku ka të themeluar prokurori speciale, sepse nuk ka shumë kuptim dhe efikasitet nëse lëndët hetohen, pastaj ngritën akuza dhe çështjet dërgohen për tu gjykuar në gjykata dhe departamente të rregullta të gjykatave themelore, kjo i bie që gjykatat nuk janë të barabarta me PSRK, dhe kjo nuk është e drejtë që PSRK të ketë beneficione të shumëfishta në raport me gjykatat e rregullta , qofte në paga, qofte në staf mbështetës, qofte me mjete tjera siç janë veturat e posaçme, shofere dhe truproje , askush nuk është kundër këtyre beneficioneve por mendoj se këto duhet ti ketë edhe secila gjykate dhe secili gjykatës në RKS”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka shtuar se një gjykatë e tillë do të krijonte shpenzime të panevojshëm dhe organizim tjetër të sistemit juridik.

“Themelimi i një gjykatë të tillë siç  është përmendur nisma, që të kemi gjykatë speciale kompetente vetëm për çështje të korrupsionit do të krijonte shpenzime të panevojshëm dhe organizim tjetër të sistemit juridik që askujt nuk i duhet , dhe kjo nismë është përmendur si pretendim i kinse qëllimit të luftimit të korrupsionit shtetëror qoftë edhe me formimin e një gjykate të tillë, gjykatë të re”, ka përfunduar avokati Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat