Dialogu me Serbinë, Arifi tregon kërkesën ndaj Brukselit

Politika

Dialogu me Serbinë, Arifi tregon kërkesën ndaj Brukselit

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 4 maj 2018 Në ora: 15:04
Avni Arifi

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë ende nuk dihet se kur do të vazhdojë.

Takimi i fundit i cili nuk u mbajt, ishte paraparë për 26 mars, në ditën kur në Kosovë u arrestua drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, për shkak të hyrjes pa leje në Kosovë.

Për shkak të zhvillimeve takimi u anulua dhe tani nga Brukseli nuk ka ende asnjë informacion se kur do të jetë takimi i radhës në mes të delegacioneve të të dyja shteteve.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Bota sot”, shefi i Delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, i cili ka thënë se ai ka kërkuar që takimi të mbahet me 2 maj, por që nuk ka marrë përgjigje nga Brukseli se kur mund të jetë ftesa për takimin e radhës.

“Nuk ka asnjë risi nga Brukseli. Qeveria e Kosovës, unë shefi i Delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë, kam kërkuar që ta kemi takimin me 2 maj, por as Brukseli e as Beogradi siç duket nuk kanë qenë të gatshëm që të takohen për marrëveshjen për energji apo menaxhimin e integruar të kufijve dhe as për njohjen e diplomave. Nuk ka asnjë informacion, asnjë përgjigje dhe as ndonjë indikator se kur mund të ftohemi në bisedime”, ka deklaruar Arifi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat