“Nuk kam dijeni...Nuk kam qenë i informuar”, përgjigjet e zakonshme të Haradinajt

Politika

“Nuk kam dijeni...Nuk kam qenë i informuar”, përgjigjet e zakonshme të Haradinajt

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 4 maj 2018 Në ora: 09:14
Ramush Haradinaj

Përveç vrapimit në shesh dhe disa vendimeve kundërthënëse, kryeministri Ramush Haradinaj do të mbahet mend edhe për përgjigjet e tij të zakonshme, “nuk kam dijeni” ose “nuk kam qenë i informuar” për çështjet që ai duhet t’i di më së miri.

Njëra ndër këto çështje që ai dha një përgjigje të tillë, është arrestimi dhe depërtimi i gjashtë qytetarëve turq nga ana e policisë së Kosovës, AKI-së dhe inteligjencës turke.

Pas deportimit të tyre, kryeministri Haradinaj deklaroi publikisht se ai nuk ka qenë i informuar lidhur me këtë aksion, edhe pse arrestimi i tyre ishte bërë temë e ditës në mediat elektronike dhe ato të shkruara.

Nga ana tjetër, njëra ndër pikat e kompetencave të kryeministrit të përcaktuar me Kushtetutën në fuqi, është se ai duhet të sigurojë që të gjitha ministritë të veprojnë në pajtim me politikat qeveritare.

Lidhur me këtë, kryeministri shkarkoi ish-ministrin e brendshëm, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi me arsyetimin se ky aksion ka ndodhur pa informimin e Kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij.

Por, kjo nuk është e mjaftueshme, sepse si kryetar i Qeverisë, nëse ai nuk i urdhëron vartësit e tij se çfarë duhet të bëjnë, ai të paktën duhet të informohet paraprakisht nga ata për vendimet që duan t’i ndërmarrin.

Një përgjigje të pa definuar kryeministri Haradinaj, e dha të enjten në seancën e Kuvendin e Kosovës kur u pyet nga një deputet i komunitetit se Lista Serbe zyrtarisht a është në opozitë apo pjesë e koalicionit qeverisës.

“Ata kanë marr një qëndrim të largimit nga qeveria, ne e kemi shprehë një mos pajtim me këtë, mirëpo gjendja ka mbetur e pa definuar të them të drejtën. Kjo është për tash”, kështu iu përgjigj Haradinaj, pyetjes së deputetit.

Kjo përgjigje e tij është skandaloze, sepse si shef i ekzekutivit, ai duhet të ketë një përgjigje të qartë nga ky subjekt politik se a dëshiron të qëndroj në qeveria apo jo, sepse pa Listën Serbe në koalicionin qeverisës, Haradinaj nuk e ka shumicën minimale prej 61 deputetëve për të miratuar ligje dhe për të çuar përpara politikat qeveritare.

Kryeministri Haradinaj, tha se ai nuk është në dijeni, kur u pyet nga deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj se a ka informacion ai për bisedimet e fshehta ndërmjet presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq për ndarje të Kosovës.

Kështu që kryeministri Haradinaj për shkak të pozitës që mban, ai duhet t’i përcjell çështjet që janë me rëndësi jetike për vendin, e jo të jap përgjigje se nuk di apo se nuk ka qenë informuar, sepse këto e bëjnë kryeministrin qesharak dhe të paditur përballë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat