Abazi: Kryeministri nuk ka çka lyp në Beograd pa ndodhur kjo gjë

Politika

Abazi: Kryeministri nuk ka çka lyp në Beograd pa ndodhur kjo gjë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 3 maj 2018 Në ora: 16:24
Haki Abazi

Vizitat e qeveritarëve serb në Republikën e Kosovës nuk janë të rralla. Gjatë manifestimit të festave të ndryshme kulturore një pjesë e delegacionit serb vie në Kosovë për ta vizituar Manastirin e Gjakovës e shumë objekte tjera kulturore.

Mirëpo vizita e fundit nuk shkoi edhe aq mirë.

I ashtuquajtur drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq erdhi në Kosovë me 26 Mars, mirëpo pa lejen e autoriteteve të Kosovës me ç’rast u arrestua nga Policia e Kosovës.

Pas arrestimit te Gjuriqit, pasuan deklaratat e qeveritarëve serb, ku e kundërshtuan ashpër këtë akt, madje nxiten edhe deklarata për një luftë të re në Ballkan

Mirëpo si duhet t`i përgjigjet Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaratës se Ministrit të punëve të Brendshme të Serbisë, i cili ka thënë se asnjë protokoll nuk mund ta mbroj kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj nga arrestimi nëse ky i fundit viziton Serbinë?

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ka ardhur koha që kryeministri i Kosovës kushdo që të jetë ai, të lirohet nga komplekset me Serbinë.

Sipas Abazit, kryeministri i Kosovës nuk ka çka lyp në Beograd derisa nuk ndërtohet memoriali i shqiptarëve të vrarë e të masakruar që nga 1878 deri tani.

“E natyrshme, Serbia dëshiron të mirëmbajë presionin para ndërkombëtarëve duke thënë se po negocion me njerëz qe kane aktpadi, po i shantazhon në vazhdimësi përfaqësuesit e shtetit që njihet si metodën e krijimit të pozicionit të avantazhit në negociata dhe gjithashtu me këtë po mirëmbajnë narrativen shoveniste në diskursin e brendshëm të Serbisë për nevoja elektorale. Ka ardhur koha qe kryeministri i Kosovës kushdo që të jete ai të lirohet nga komplekset me Serbinë. Serbia është e parëndësishme për proceset e brendshme në Kosovë. Mjedisi, pastrimet e rrugëve, menaxhimi spitaleve dhe shkollave, mëngjismi i PTK, gjendja e popullatës se gjeneratës së tretë e të katërt, manaxhmi has bankës qendrore, punësimet familjare, marrëdhëniet bilaterale me vendet qe e kane njohur Kosovën, përkrahja e sportisteve, prodhimet organike bujqësorë, ripërtëritja e zanateve dhe prodhimeve tradicionale nuk varen nga Serbia. Kryeministri i Kosovës nuk ka çka lyp në Beograd derisa nuk ndërtohet memoriali i shqiptareve të vrarë e të masakruar që nga 1878 deri tani. Çfarëdo vizite apo kërkesë për vizitë duket se është inferioritet mbshtjellur me arrogance dhe jo përmbajtje. Përmbajtja është të rregullohen punët në shtëpi”, ka thënë Abazi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat