Ish Drejtori i kundër-korrupsionit, flet për idenë e krijimit të Gjykatës Speciale

Politika

Ish Drejtori i kundër-korrupsionit, flet për idenë e krijimit të Gjykatës Speciale

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 3 maj 2018 Në ora: 14:04
Hasan Preteni

Ish shefi i Antikorrupsionit, Hasan Preteni e ka quajtur shaka nismën për të themeluar një Gjykatë Speciale për korrupsion, pasi që sipas tij është politike dhe e pa vlerë.

“Kjo është shakaja e radhës, është krejtësisht politike dhe e pa vlerë ashtu siç ishte edhe vendimi për Prokurorinë Speciale. Cili është efekti? Zero. Gjatë vitit 2017 Prokuroria Speciale i ka ngrite vetëm 8 aktakuza, të formohet gjykate speciale për ti trajtuar këto raste!!! Edhe këto 8 raste janë jo kundër zyrtareve të lartë”, ka thënë Preteni për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se Kosova ka prokuroritë dhe gjykatat, por ka mungesë të kuadrove të profesional, si dhe  duhet që Kuvendi të kërkojë transparencë dhe llogaridhënie.

“Kosova i ka prokuroritë dhe gjykatat në tri nivele, mjaftojnë por ato duhet të jenë me efikase. Kosovës i mungojnë prokurore dhe gjyqtarë të guximshëm, të pavarur dhe profesional. Për ti lëvizur ata duhet një vullnet i fuqishëm politike, një Kuvend që kërkon nga ata transparencë dhe llogaridhënie”, ka përfunduar Preteni për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat