Kosova vuan për pastërtinë e policisë, të prokurorisë dhe të gjykatave

Politika

Kosova vuan për pastërtinë e policisë, të prokurorisë dhe të gjykatave

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 1 maj 2018 Në ora: 09:45
Ilustrim

“Kosova nuk ka nevojë për ndonjë gjykatë të re. Ne vend kemi mjaftë gjykata dhe natyrisht se kemi edhe strukture gjyqësore. Kosova vuan për pastërtinë e policisë, të prokurorisë dhe të gjykatave. Munden të krijojnë edhe njëqind gjykata, po kapjen e tillë, të cilën e ka mbi gjykata pushteti, kurrë krimi dhe korrupsioni  nuk luftohet. Pa Vetting në politik, në polici, në prokurori dhe në gjykata, nuk ka ardhmëri lufta kundër krimit. Me njerëz të regjimit të vjetër dhe me ata të korruptuar dhe shumë lehtë shantazhuar nuk luftohet krimi”, ka thënë Muhamet Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë po vazhdon të mos japë rezultate të kënaqshme. Një gjë e tillë u tha edhe në Raportin e Progresit të publikuar së fundi.

Një Gjykatë Speciale për e cila do të luftonte krimin dhe korrupsionin, është ideja e fundit që po përmendet edhe nga autoritet e Kosovës, në kuadër të reformave për drejtësi.

Ditë më parë, është raportuar se do të merret iniciativa për themelimin e Gjykatës Speciale për të luftuar korrupsionin. Por, kjo është pritur me skepticizëm, pasi që nuk dihet se sa do të ketë sukses duke marrë parasysh që vendi tashmë i ka organet e drejtësisë dhe të rendit. 

Image
Haxhi Avdyli

Deputet i Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë për “Bota sot” se nëse Gjykata Speciale për korrupsion ndihmon në luftimin e korrupsionit do të këtë përkrahjen e kësaj partie.

“Kosova ka krejt mekanizmat ligjor e kushtetues për luftimin efikas të korrupsionit, por nëse kjo gjykatë ndihmon më tutje këtë luftë ndaj korrupsionit e mirëpresim dhe përkrahim”, ka deklaruar Avdyli për “Bota sot”.

Duhet reformë e thellë në drejtësi

Ndërsa, koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu ka thënë për “Bota sot”, se përpjeka për të vënë drejtësi synohet edhe nga Gjykata speciale dhe një gjë e tillë duhet të përkrahet.

Image
Shqipdon Fazliu

“Parimisht secila përpjekje për vënien e drejtësisë në vend duhet të përkrahet dhe një gjë e tillë synohet edhe përmes Gjykatës Speciale”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai mendon se pa një reformë të thellë në polici, prokurori dhe në gjykata nuk mund të ketë sistem të drejtësisë.

“Jo vetëm kjo gjykatë por edhe i gjithë sistemi i drejtësisë mund të jetë efikas në ndjekjen dhe dënimin  e të përfshirëve në korrupsion, por është mendimi im personal se kjo mund të ndodh vetëm pas një reforme të thellë në polici, prokurori dhe në gjykata”, ka potencuar Fazliu për “Bota sot”.

Kelmendi: Duhet spastrim edhe të politikes nga njerëzit e regjimit

Ndërsa, njohësi tjetër i çështjeve juridike  Muhamet Kelmendi, nuk e sheh të nevojshme krijimin i një gjykate të re, por duhet të bëhet pastrimi i policisë, i prokurorisë dhe i gjykatave.

Image
Muhamet Kelmendi

“Kosova nuk ka nevojë për ndonjë gjykatë të re. Ne vend kemi mjaftë gjykata dhe natyrisht se kemi edhe strukturë gjyqësore. Kosova vuan për pastërtinë e policisë, të prokurorisë dhe të gjykatave.  Munden të krijojnë edhe njëqind gjykata, po kapjen e tillë, të cilën e ka mbi gjykata pushteti, kurrë krimi dhe korrupsioni  nuk luftohet. Pa Vetting në politik, në polici, në prokurori dhe në gjykata, nuk ka ardhmëri lufta kundër krimit. Me njerëz të regjimit të vjetër dhe me ata të korruptuar dhe shumë lehtë shantazhuar nuk luftohet krimi”, ka thënë Kelmendi.

Për më tepër, ai ka thënë se  duhet të bëhet pastrimi i tërë organeve të shtetit që merren me drejtësi.

“E këndej duhet spastrim edhe të politikes nga njerëzit e regjimit, të familjeve të dyshimta, që lehtë shantazhohen. Kosovës i duhen njerëz të aftë dhe profesionalë, me të kaluar të pastër dhe që kurrë nuk shantazhohen. Me këtë luftohet krimi dhe korrupsioni”, ka thënë Kelmendi për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Ide absurde

Nismën për një Gjykatë speciale për korrupsion, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani,  e ka quajtur absurd pasi që vendi i ka të gjitha organet e drejtësisë dhe rendit.

“Ky paralajmërim për të themeluar Gjykatën Speciale për korrupsion dhe krim është absurd i njerëzve që nuk dinë çka është drejtësia dhe organet e rendit, Kosova ka gjykata si krejt bota demokratike, por nuk janë efikase janë të kapur nga matrapaz politik që kontrollojnë plotësisht këtë sistem, paralajmërime për themelim gjykatë kanë sjellë përplot universitete publike që janë themeluar dhe nuk ofrojnë cilësi, mësimore, pra përpjekjet për të themeluar gjykata të tillë është absurd dhe politik me gënjeshtra se do të luftohet krimi, pra s`ka gjë prej kësaj teme, kjo është hajgare e madhe me shtetin dhe kuptimin se çfarë është shteti dhe organet e drejtësisë, pra kjo është temë hajgerësh dhe politik duke gënjyer se po forcojmë drejtësinë , e forcon kot kur nuk funksionon fare zbatimi i ligjit dhe mbrojtja  pasurisë publike dhe garantimi i të drejtave të njeriut, pra nuk është tema e themelimit të gjykatave të reja pa lidhje”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat