Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, ide e rrezikshme për gjithë Ballkanin

Politika

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, ide e rrezikshme për gjithë Ballkanin

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 29 prill 2018 Në ora: 16:12
Ilustrim

Menaxherja e projektit në KDI, Jeta Krasniqi thotë se institucionet e Kosovës nuk duhet të hyjnë në aventura të rrezikshme për shkëmbim të territoreve.

Sipas saj, kjo ide është rrezikshme për Ballkanin në tërësi.

“Ideja e ndarjes apo shkëmbimit të territoreve është një ide e rrezikshme për gjithë Ballkanin. Iniciativa të tilla do të prodhonin efekte reale në paqen dhe stabilitetin rajonal, duke nxitur një efekt domino që do të prekte Bosnje Hercegovinën me kërkesën e Republikës serbe për tu bashkuar me Serbinë, kërkesën e shqiptarëve në Maqedoni, të serbëve në Mal të Zi e kështu me radhë”, thotë Krasniqi për “Bota sot”.

Ajo thotë se institucionet tona nuk duhet të pranojë rikonfigurimin e territorit.

Image
Menaxherja e projektit në KDI, Jeta Krasniqi

“Kosova ka shpallur mëvetësinë e saj më 17 shkurt 2008, është njohur nga mbi 100 shtete të botës mbi këtë territor, prandaj ri-kufizimet territoriale apo marrëveshjet të cilat cenojnë integritetin territorial të Kosovës nuk duhet të jenë në asnjë mënyrë pjesë e kompromiseve të Kosovës”, shtoi Krasniqi për “Bota sot”.

Ndryshe, Qeveria Haradinaj ka dërguar në Kuvend platformën për bisedimet finale me Serbinë.

Sipas kësaj platforme, në këto bisedime pritet të arrihet një marrëveshje përfundimtare me delegacionin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat