Arifi flet për rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në OKB dhe raportin me BE-në

Politika

Arifi flet për rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në OKB dhe raportin me BE-në

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 28 prill 2018 Në ora: 09:31
Avni Arifi shef i delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë

Qeveria e Kosovës javën që shkoi miratoi platformën për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në atë platformë flitet për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësim e Kosovës në OKB si dhe sqaron raportin me Bashkimin Evropian.

Avni Arifi, shef i delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, thotë se synimi i Republikës së Kosovës është që të përmbushen këto pika.

‘’Ky është synimi i Kosovës. Ne do të punojmë në atë drejtim dhe besoj se do të kemi përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare se a do të përmbushen dhe kur, mbetet të shihet’’, ka thënë Arifi.

Duke u zotuar se do të punojnë në këtë drejtim, Arifi tha se është rruga e vetme drejt paqes permanente në Ballkan. ‘’Kjo është rruga e vetme drejt paqes permanente në Ballkan’’, tha ai.

I pyetur se a do të ketë nga ana e Serbisë pretendime për ta ndaluar këtë rrugëtim, Arifi thotë se nuk do të duhej.

‘’Nuk do të duhej por është te ata ta përcaktojnë’’, përfundon shefi i delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Avni Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat