Nitaj zbulon detajet e mbledhjes “urgjente” të AAK-së

Politika

Nitaj zbulon detajet e mbledhjes “urgjente” të AAK-së

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 25 prill 2018 Në ora: 20:59
Muharrem Nitaj dhe Ramush Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur një tryezë diskutimi ku kishte ftuar të gjitha partitë politike. Temë diskutimi ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pas përfundimit të kësaj tryeze, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kishin thirrur takim urgjent të kryesisë së kësaj partie.

Muharrem Nitaj, deputet në Kuvendin e Kosovës, për gazetën ‘’Bota sot’’ e ka mohuar faktin se është diskutuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Është votuar numri i delegatëve që do të marrin pjesë në Kuvendin zgjedhor është diskutuar anëtarësimi i të rinjëve që do të hyjnë në parti. Zgjedhjet do të mbahen në mesin e qershorit të këtij viti”, ka thënë Nitaj për gazetën ‘’Bota sot’’.

Tutje, Nitaj i ka komentuar edhe zërat që po qarkullojnë se do të ketë zgjedhje të reja parlamentare.

“Me LDK-në që është në kërkim të liderit, e me VV-në të shpartalluar, nuk do të mund të formohet qeveri e re'' ka thënë Nitaj duke e përmendur se PDK dhe AAK janë më të forta se asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat