“Dy figura të errëta”, mesazhi i fuqishëm nga SHBA për Thaçin e Haradinajn

Politika

“Dy figura të errëta”, mesazhi i fuqishëm nga SHBA për Thaçin e Haradinajn

Albulenë Jahaj Nga Albulenë Jahaj Më 25 prill 2018 Në ora: 20:23
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

“Dihet  roli i Dio Guardit për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe nuk është se ka folur një njeri që ua donë të keqen shqiptarëve por një njeri i cili krejt jetën e tij ka punuar edhe për shqiptaret pasi në reagimin e ti ka qenë e përfshirë edhe ideja që të behet edhe diçka për shumë dhe te jepet përkrahje edhe më e madhe për shqiptaret. Është mesazhi më i qartë që i është bërë popullit të Kosovës për ti ndëshkuar këto dy figura të errëta të kombit shqiptar më theks të veçantë Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Ish kongresisti amerikan Joseph DioGuardi në një deklaratë për media kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi, i ka quajtur “mafiozë”, të cilëve u intereson pushteti dhe fuqia dhe kështu dëmtojnë popullin e tyre.

“Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë mafiozë. Atyre nuk u intereson për popullin, por vetëm paratë, pushteti dhe fuqia”, ka thënë ish-kongresisti amerikan i cili për herë të parë e hapi në kongres çështjen e Kosovës Joseph DioGuardi.

DioGuardi ka qenë përfaqësues i New Yorkut në Kongresin Amerikan gjatë viteve 1985-1989. DioGuardi, që është me prejardhje shqiptare nga fshati Greci i Italisë, gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes shqiptare. Edhe sot vazhdon të jetë aktiv në Amerikë si drejtues i Ligës Shqiptaro-amerikane.

“Kosova e Shqipëria nuk janë në gjendje të mirë për shkak të elitës politike e cila mendon që gjithçka mund të blihet me para. Ata u munduan të më blejnë edhe mua. Më ofruan para vetëm që të dilnin në fotografi me mua dhe të thoshin se kemi mbështetjen e DioGuardit”, thotë ai.

“Unë nuk dua dekorata. Nuk dua medalje. Nuk marrë dekorata nga liderë të korruptuar”, insiston ai.

DioGuardi akuzon presidentin, Hashim Thaçi se e ka paguar 2 milionë e 300 mijë euro, ish-senatorin Robert Dole vetëm që t’i shkruaj parathënien e librit të tij, New State, Modern Stateman”, i cili është shkruar nga gazetarët britanikë Suzy Jagger dhe Roger Boys.

“Presidenti Thaçi pagoi 2.3 milion euro të taksapaguesve kosovarë për kompaninë e z. Dole vetëm që t’i shkruaj një parathënie të librit”, shprehet ai.

Por, deklarata e DioGuardit për Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj, ka nxitur reagime në opinionin publikë, duke parë edhe imazhin pothuajse të rrënuar të tyre në arenën ndërkombëtare, ku pasojat po i vuan shteti i Kosovës.

Image
Drita Millaku

Në linjë me DioGuardin, deputetja e VV-së: Kosova po drejtohet nga mafia

Drita Millaku, deputete e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nuk është asgjë e re ajo që ka thënë Joseph DioGadi, pasi sipas saj, tashmë dy dekada Kosova po drejtohet nga mafia.

“Vendi ynë për fat të keq po i kalon  dy dekada që po drejtohet nga mafia. Nuk ka asnjë emër tjetër pos mafisë e lidhur drejtpërdrejtë më të gjitha poret e institucioneve të vendit. Asnjë përparim nuk ka dhe nuk do të ketë deri sa këta të jenë në krye të vendit. Mafia punon për vete dhe për klanin e ngushtë prandaj e kemi gjendjen qysh e kemi, qytetarë të lodhur e të rraskapitur duke shikuar mundësinë e parë për tu shpërngulur, sepse  as represioni i Serbisë nuk ia ka bëre popullit me keq”, tha ndër të tjera deputetja Millaku.

Deputetja thotë se në Kosovë është gjendja e rëndë ekonomike. Sipas deputetes së VV-së, vetëm në Prizren janë mbi 50 ndërmarrje që janë shkatërruar dhe mbi 20.000 punëtorë të larguar, ku sipas saj të  gjitha këto i ka bërë kjo mafi.

“Unë them se kjo është shprehja me e butë që u është thënë , këta duhet të japin llogari para se ti shkarkojmë nga funksionet sepse qytetarët kanë me i ndëshku por jo pa i dënuar me burg jo të shpëtojnë lehtë” , përfundon për “Bota sot”, Drita Millaku, deputete e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.

Image
Jeton Kelmendi

Mesazh i fuqishëm

Analisti politik Jeton Kelmendi, shprehet për “Bota sot”, se deklarata e shqiptarit të madh apo shqiptaro-amerikanit Joseph DioGuardi, njeriut që ka bërë shumë për shqiptarët i cili përdori një gjuhë shumë të ashpër ndaj kreut të shtetit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj duke i quajtur mafiozë, është një mesazh i fuqishëm dhe shumë i qartë nga SHBA për popullin e Kosovës.

Sipas tij, kjo deklaratë nënkupton që SHBA thërret për një vetëdije nga populli që të jenë më të kujdesshëm dhe mos ta pranojnë këtë udhëheqje në mënyrë të veçantë këto dy persona, që edhe DioGuardi i quajti mafiozë, që është një nga termet më të ashpra të mundshme madje shumë rrallë i përdorur në gjuhen diplomatike.

“Dihet  roli i Dio Guardit për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe nuk është se ka folur një njeri që ua donë të keqen shqiptarëve por një njeri i cili krejt jetën e tij ka punuar edhe për shqiptaret pasi në reagimin e ti ka qenë e përfshirë edhe ideja që të behet edhe diçka për shumë dhe te jepet përkrahje edhe më e madhe për shqiptaret. Është mesazhi më i qartë që i është bërë popullit të Kosovës për ti ndëshkuar këto dy figura të errëta të kombit shqiptar më theks të veçantë Kosovës”, thotë Kelmendi.

Sipas tij, ish kongremeni Dio Guardi i ka refuzuar edhe dekoratat nga këta zyrtarë të lartë  shtetit të Kosovës, sepse ai vetë ka lobuar dhe ka punuar për një Kosovë ku do sundonte demokracia, e ku populli do të ishte i kënaqur me udhëheqjen e tyre dhe nuk do të udhëhiqej nga oligarkë dhe njerëz të inkriminuar në punë të këqija që nuk i bëjnë aspak nder Kosovës.

 “Në qoftë se Kosova nuk gjënë fuqinë për ti larguar këto dy figura jo të duhura ky mesazh nga Dio Guardi dhe në përgjithësi nga shtetet mike dhe miqve të saj, populli o duhet të vetëdijesohet o duhet të izolohet ashtu siç edhe po ndodh realisht”, thekson Jeton Kelmendi.

Image
Faton Mehmeti

Thaçi e Haradinaj të largohen na pushteti

Kurse sipas opinionistit Faton Mehmeti miqtë tanë ndërkombëtarë në mesin e tyre edhe ish-kongresisti Dio Guardi, kanë tentuar t'ia hapin sytë këtij populli për mos përkrahur Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinaj.

“Dio Guardi është mik i madh i shqiptareve i cili ka  kontribuar shumë për pavarësinë e Kosovës, ka theksuar ndër të tjera për rrezikun që i kanoset vendit nëse vazhdon të udhëhiqet nga banda e krahut të luftës. S’do mend se si kryeministri ashtu edhe presidenti janë përgjegjës për të këqijat që i kanë ndodhur vendit, duke e kriminalizuar dhe ndjellin krimin dhe korrupsionin. Andaj, deklarata e ish kongresistit duhet shikuar më dashamirësi dhe njëkohësisht duke marr më seriozitet. Derisa mafia udhëheq më shtetin s’mund të pritet diçka pozitive për vendin. Pa u larguar Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj nga pushteti s’mund të pritet diçka e mirë, këta dy mafiozë janë e keqja më e madhe për Kosovën”, përfundon Mehmeti për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat