Vlerësohet pozitivisht tryeza e LDK-së

Politika

Vlerësohet pozitivisht tryeza e LDK-së

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 25 prill 2018 Në ora: 17:15
Pamja nga tryeza e LDK-së

Analisti politik, Arton Demhasaj e vlerëson pozitivisht tryezën e mbajtur sot ndërmjet partive politike, që u iniciua me ftesën e LDK-së.

“Kjo tryezë është pozitive sepse përfaqësuesit e partive politike po ulen në një tryezë dhe po bisedojnë se si t’i zgjedhin problemet e mëdha që i ka kjo shoqëri. Është paralajmëruar se do të ketë takime edhe në të ardhmen, sepse kjo shoqëri ka probleme dhe disa procese që e presin Kosovën tash e tutje. Pra, është shumë e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim ndërmjet të gjitha partive politike në mënyrë që ti japin epilog çështjeve me interes nacional”, thotë Demhasaj për “Bota sot”.

Sipas tij, ky kompromis mund të arrihet në takimet e ardhshme.

Image
Analisti politik, Arton Demhasaj

“Kështu që ky takim që ka ndodhur sot dhe ato që do të zhvillohen në të ardhmen, mund të sjellin përfitime në këtë aspekt. Se a do të arrihet një konsensus për këtë çështje mbetet të shihet në takimet e ardhshme”, shtoi Demhasaj.

Javën e kaluar, Lidhja Demokratike e Kosovës u bëri ftesë të gjitha partive politike që të ulen së bashku në një tryezë të përbashkët për të biseduar lidhur me temat e rëndësishme të Kosovës, para se vendi të shkoj në zgjedhje.

Takimi është mbajtur gjatë ditës së mërkure. Kurse takimi i ardhshëm pritet të mbahet javën e ardhshme, në zyrat grupit parlamentar të PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat