“Tryeza e LDK- së, pa rezultate, AAK dhe PDK nuk dëshirojnë zgjedhje”

Politika

“Tryeza e LDK- së, pa rezultate, AAK dhe PDK nuk dëshirojnë zgjedhje”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 25 prill 2018 Në ora: 15:36
Tryeza e LDK-së

Partitë politike, parlamentare dhe joparlamentare, kanë mbajtur takim në tryezën e ftuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Tryeza e cila është udhëhequr nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka qenë me dyert të mbyllura, por pjesëmarrja e të gjitha partive politike, sipas analistëve politikë, është akt i mirë duke pasur parasysh situatën e vështirë që gjendet Kosova.

Analisti politik, Jeton Kelmendi, nuk pret rezultate të arritshme nga kjo tryezë, ndërkaq shton se zgjedhje nuk do të dëshironte AAK-ja dhe PDK-ja.

“Mendoj se është një akt i mirë, një veprim i mirë që të bashkohen subjektet politike dhe të afrohen sidomos në këtë situatë të vështirë në të cilën gjendet Kosova. Para shumë koncensioneve në të cilat gjendet Kosova, pas faljes së tokës gjegjësisht ratifikimit të demarkacionit dhe po ashtu që nuk ka ndodhur dhe nuk pritet të ndodh liberalizimi. Në anën tjetër, qeveria e pakicës me shumë skandale, duke u përballuar me deklaratat të shkohet, apo të mos shkohet në zgjedhje. Nuk pres rezultat diçka nga kjo, për faktin se nuk ka disponim të shkohen në zgjedhje tani. Aleanca e familjes Haradinaj, që e udhëheq qeverinë nga shefi i saj Ramush Haradinaj nuk i konvenon të shkojë, sepse ndoshta kurrë në jetë nuk do të ulet në atë karrige dhe për atë dëshiron që së paku edhe për pak kohë të qëndrojë më gjatë. Partia e Kadri Veselit, nuk është stabilizuar dhe është gjithnjë në rënie. Në anën tjetër Lidhjes Demokratike të Kosovës i konvenojnë zgjedhjet, por edhe Lëvizjes Vetëvendosje. Kësaj të fundit, për shkak të se gjysma e saj, që janë të pavarur tani dëshiron t’i ndëshkojë ata. Por, është problem sepse nuk e di nëse do të bëhet votëbesimi, dyshoj se grupi i deputetëve të pavarur do ta pranojë një gjë të tillë”, pohon Kelmendi.

Image
Jeton Kelmendi

Qeveria e Kosovës, me largimin jo zyrtar të Listës Serbe ka 10 deputetë më pak, ndërsa Kelmendi thotë se kjo qeveri kështu do të vazhdojë me kriza.

Në tryezën e LDK-së, është paralajmëruar të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme, mirëpo Kelmendi shprehet skeptik për zgjedhje, por ai konsideron patriotike nëse rrëzohet kjo qeveri.

“Pra, do të vazhdojë kjo qeveri me kriza, do të jetë një qeveri e mazhorancës. Minoriteti serb gjithashtu është destruktiv, Lista Serbe nuk e dinë ende a është në koalicion qeverisës, apo në opozitë. Jam skeptik në rezultatet, por është mirë që janë bashkuar liderët, do të ishte akt patriotik të rrëzohet kjo qeveri dhe të shkohet në zgjedhje, sepse Kosova është degraduar keq”, thekson Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat