Liderët e partive mblidhen sot në tryezën e LDK-së

Politika

Liderët e partive mblidhen sot në tryezën e LDK-së

Nga: N.H Më: 25 prill 2018 Në ora: 06:24
Mbledhja e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do t’i bashkojë partitë politike pozitë dhe opozitë në tryezën e thirrur për të diskutuar rreth situatës aktuale politike dhe mundësinë e dakordimit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Ndryshe deri tani pjesëmarrjen në këtë tryezë,  ku pritet të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe për temat tjera me rëndësi për vendin, e kanë konfirmuar AAK, Nisma, Vetëvendosje dhe GDP-ja.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë tryezë duke filluar nga ora 13:00, ku janë të ftuar të gjitha partitë politike në të cilën do të diskutohet edhe për siç kanë thënë ‘datën e zgjedhjeve’. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat