“Platforma e vonshme e Kadri Veselit”

Politika

“Platforma e vonshme e Kadri Veselit”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 prill 2018 Në ora: 18:31
Kadri Veseli

“Platforma e Kadri Veselit është tendence e shpërndarjes së fajësisë edhe në gjeneratën e re të politikanëve që ju takojnë subjekteve opozitare. Target i migrimit është kryesisht gjenerata produktive e krijimit të vlerave te reja prodhues dhe të shtimit të popullsisë.

Nëse migrojnë 40% të popullatës nga një vend ku potencialisht ka hapësirë dhe resurse që të jetojnë 22 milion banorë atëherë dikush patjetër se dikush është fajtor dhe duhet të jap llogari”. Kështu vlerëson njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

Ai ka thënë për “ Bota sot” se vendi do të bëhet i pa banueshëm për shkak të krimit dhe kriminelëve politikë si në Kosovë dhe Shqipëri.

Sipas tij është frikë që të shuhet shteti pasi lagjja mafioze po zotëron perspektivën e zhvillimit ekonomik duke bashkëpunuar me të gjithë ata që janë antishqiptar, pa e zhvilluar fare Kosovën e Shqipërinë.

Image
Ismet Haziri

“Këtë më së miri e vlerëson konstatim i Bankës Botërore në lidhje me përqindjen e migrimit të popullatës shqiptare në trojet etnike. Asnjë njeri normal nuk ka se si të mos e ngre shqetësimin që migrimi nga konceptet e ndryshme është koncept i i huqur dhe shumë i gabuar politik shqiptar pa dallim se në cilat pjesë administrative gjenden. Këtu kemi të bëjmë me një brumë të njëjtë politik që anon kah krimi i cili ka përfshirë tërë aparaturën shtetërore dhe para politikë, i futur në shërbim të klaneve dhe politikave mafioze. Kjo lagje politikanësh padyshim se janë të fuqishëm nga brenda dhe si të tillë e kanë katandisur interesin kombëtar në skajshmërinë e varfërisë ekonomike nga vendet më armike për shqiptaret, siç janë Greqia dhe Serbia”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se kjo gjë më së miri u shpërfaq me rastin e organizimit te “Panairit te Prishtinës”, ku vërtet ishte invazion i kompanive serbe, që sipas tij, është e sigurt se i kanë bashkëpunëtoret e vet brenda Kosovës.

“Të dhënat e Bankës Botërore për këtë ikje janë alarm dhe cenim i sigurisë kombëtar ngase në një vend ku mund të jetojnë 22 milion banor, të ikin apo migrojnë mbi 40 % të popullatës aktive dhe potencialisht po edhe aq do të ikin në momentin e parë që tu epet shansi për të lëshuar vendin. Kjo është shumë shqetësuese dhe është një indikator se në pamundësi të ndërrimit të mafisë politike, po ikin në vende tjera për ta lëshuar atdheun. Prandaj herët apo vonë llogaridhënia për mos zhvillim dhe krijimin e rrethanave që trojet shqiptare të bëhen të pa e banueshëm për shqiptaret do të ndodh. Konsiderojë se zotëruesit e perspektivës së zhvillimit ekonomik si në Kosovë dhe Shqipëri janë një lagje mafiozësh që populli nuk duhet ti mbajë tutje mbi supet e veta, dhe  nuk duhet t’ju sigurojë pashallëkun duke krijuar fatkeqësinë e familjeve tona dhe fëmijëve tanë që janë traget i ikjes nga vendi”, ka thënë Haziri.

Kurse në lidhje me këtë Platformë, ai e konsideron të vonshme dhe se po bëhet nga një presion pafuqie që të ecin tutje në procese.

“Të them të drejtën proceset i kanë gabuar në periudhat e më hershme, duke i huqur edhe si prioritete, por edhe duke u ngatërruar në vizionin e zgjedhjeve të mira, prandaj partitë në pushtet po mundohen të gjejnë frymën e fundit të shpëtimit në të ashtuquajturin unitet nacionale për çështje madhore. Por dihet se në politikë nuk falen gabimet dhe askush nuk bart përgjegjësi për gabimet e bëra. Në lidhje me këtë dua të them se kampi opozitar tani më ka ndryshuar strukturën e moshës se politik bërësve dhe si të tillë nuk e besoj se do të marrin dhe as ndajnë përgjegjësit e gabimeve të mëhershme. E them këtë pasi të tillët janë më kreativ në politikë dhe kanë njohuri shumë me të arriturat në politik bërjen dhe diplomacinë bashkëkohore dhe në sjellët e tyre në raport si me Serbinë ashtu edhe me palët ndërkombëtare, ka thënë Haziri.

“Pushteti i deritanishëm nga të gjitha subjektet duhej të kalojë në duart e njerëzve të emancipuar dhe të shkolluar në nivelin e partnerëve tjerë që kanë interesa dhe janë në ecje me ndërtimin e shtetsisë së Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve poolitike Haziri.

Image
Blerim Burjani

Ngjashmëria Kosovë-Shqipëri

Ndërsa njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë dal nga gërmadhat e pa zhvillimit ekonomik.

“E them këtë pasi atje funksionojnë lloje të ndryshme të mafisë politike pastaj vendi i narkotikeve i cili i pasuroj një numër të madh edhe të politikaneve dhe individëve në Shqipëri. Atje ka ndodhur një emigrim i madh pas vitit 1997 ku deri më tash shteti ka pësuar një zhvillim të hovshëm ekonomik. Pra përnjëherë  është për tu befasuar sa është zhvilluar ekonomikisht Shqipëria në krahasim me periudhën e para viteve 1997. Përderisa në Shqipëri ka ndodhur emigrimi i shumë figurave të larta intelektuale dhe biznesi, tash ka ende shumë gjëra ne vendin e duhur, por ende nuk ka një zhvillim normal të ekonomisë së tregut pa krim ekonomik dhe pa pasurim pa bazë”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, Shqipëria ka qenë në rrezik që t’i shpërngulen shumë njerëz, por megjithatë ka shpëtuar nga kjo katrahurë, përderisa Kosova  ka më shumë problem.

“Ngjashmëritë nuk janë në të gjitha aspektet me Shqipërinë por ngjashmëria mund të bëhet me njerëzit politikan që veprojnë në Kosovë ku shumica janë analfabet dhe pa shkollë madje edhe pa fakultet të kryer të cilët janë edukuar në mënyrë të çuditshme .Pra shumica e njerëzve që merren me politika kanë probleme elementare dhe kanë pasur probleme financiare dhe sociale. Por kjo ishte një kategori sociale e cila u pasurua pa bazë në formate të ndryshme duke keqpërdor asetet publike dhe çdo gjë për të arritur pasurimin. Kjo madje ka bërë që shtetin e Kosovës e ka shndërruar në një shtet ku të gjithë e plaçkitin pa u ndal. Sepse të tillët plaçkitin pronën publike dhe ndërmarrjet publike. PTK-ja gjendet para falimentimit duke punësuar shume punëtor në mënyre enorme dhe pa nevoje , pastaj RTK që ka mbi 360 punëtor dhe nuk prodhon asnjë por veç informata publike që ndodhin  dhe ku shpenzimet janë katastrofave enorme. Kjo po ashtu ndodhë edhe me KEK-un, korrupsioni , edukimi i dobët punësimi në UP si në ‘bashqe të babës’ diti apo s’diti , e shumë gjëra tjera kanë bërë që sot të ngelemi këtu ku jemi. Andaj dhe raporti i progresit te BE secilin segment të zhvillimit të Kosovës e quan në fazën e hershme dhe në asnjë variant ndryshe që është plotësisht i saktë, nuk ka luftim të korrupsionit  dhe mjerisht nuk ka as drejtësi”, ka thënë Burjani.
A ka thënë se përralla të tilla ka shumë, sepse të tillët shkruan ligje bënë rishikime të çuditshme e pa pikë lidhje, dhe tash përmendet me Gjykatë Speciale për krimin sikur nuk po i mjafton veç Kosovës.

“Gjykata normale e bën gjykatën anormalë me emërtimin se specialja po u marrka me korrupsionin dhe krimin, e atëherë çka do të bëjë gjykata normale që ka shteti. Kosova i ka të gjitha institucionet por nuk ka zbatim të ligjeve . Madje nuk ka asnjë të dënuar për krime korruptive, pasi asnjë nuk u dënua për keqpërdorim të pushtetit veç se i mbajtën kot në procedura dhe i liruan pas 3 apo katër vjetëve. Kjo është katastrofë dhe me këto fjalë të këtij ministri që thotë tërë kohën për përforcim të rendit dhe ligjit nuk kanë kurrfarë kuptimi fare”, ka thënë Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat