Në linjë me DioGuardin, deputetja e VV-së: Kosova po drejtohet nga mafia

Politika

Në linjë me DioGuardin, deputetja e VV-së: Kosova po drejtohet nga mafia

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 24 prill 2018 Në ora: 15:58
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi, dje në një deklaratë për media kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi i ka quajtur mafiozë që vetëm u intereson pushteti dhe fuqia dhe kështu dëmtojnë popullin e tyre.

“Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë mafiozë. Atyre nuk u intereson për popullin, por vetëm paratë, pushteti dhe fuqia”, ka thënë ish-kongresisti amerikan i cili për herë të parë e hapi në kongres çështjen e Kosovës Joseph DioGuardi.

Në lidhje më këtë ka pasur reagime të shumta nga persona zyrtarë të vendit. Drita Millaku, deputete e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nuk është asgjë e re ajo që ka thënë Joseph DioGadi, pasi sipas saj, tashmë dy dekada Kosova po drejtohet nga mafia.

Image
Drita Millaku

“Vendi ynë për fat të keq po i kalon  dy dekada që po drejtohet nga mafia. Nuk ka asnjë emër tjetër pos mafisë e lidhur drejtpërdrejtë më të gjitha poret e institucioneve të vendit. Asnjë përparim nuk ka dhe nuk do të ketë deri sa këta të jenë në krye të vendit. Mafia punon për vete dhe për klanin e ngushtë prandaj e kemi gjendjen qysh e kemi, qytetarë të lodhur e të rraskapitur duke shikuar mundësinë e parë për tu shpërngulur, sepse  as represioni i Serbisë nuk ia ka bëre popullit me keq” ka thënë nder të tjera deputetja Millaku.

Deputetja thotë se në Kosovë është gjendja e rëndë ekonomike. Sipas deputetes së VV-së, vetëm në Prizren janë mbi 50 ndërmarrje që janë shkatërruar dhe mbi 20.000 punëtorë të larguar, ku sipas saj të  gjitha këto i ka bërë kjo mafi.

“Unë them se kjo është shprehja me e butë që u është thënë , këta duhet të japin llogari para se ti shkarkojmë nga funksionet sepse qytetarët kanë me i ndëshku por jo pa i dënuar me burg jo të shpëtojnë lehtë” ka përfunduar për “Bota sot”, Drita Millaku, deputete e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat