PDK nuk përkrahë nismën e LDK-së

Politika

PDK nuk përkrahë nismën e LDK-së

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 23 prill 2018 Në ora: 18:52
Mbledhja e LDK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se janë të koncentruar tek platforma që ka prezantuar sot Kadri Veseli.

Këto deklarata deputetja Deliu i bëri pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës, kishte ftuar për të mërkurën një tryezë të përbashkët mes partive politike, me qëllim të tejkalimit të gjendjes së krijuar në vend.

Deputetja Blerta Deliu, ka theksuar  se platforma e Kadri Veselit është e mbështetur edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Image
Blerta Deliu-Kodra

“Ne jemi duke u marrur me platformën që e ka shpalosur Kadri Veseli ku ka kërkuar një konsensus të partive politike për temat e rëndësishme të vendit. Kjo platformë është përkrahur edhe prej kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presim të arrihet dhe të zhvillohet. Mendoj që shembulli i demarkacionit dhe shumë temave kanë vënë në pah që ne duhet të kemi një unifikim në mes këtyre temave si demarkacioni, liberalizimi, ku natyrisht që duhet të ketë një konsensusin politik në mënyrë që të dilet  në pikën më të lartë për temat që kanë rëndësi institucionale. Ne jemi të koncentruar te platforma dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet”, ka thënë ajo.

Tutje deputetja Deliu ka thënë për “Bota sot”, se pret që kjo nismë të ketë efekt për temat me rëndësi në vend.

"Kadri Veseli është kryetari i partisë dhe udhëheqës i koalicionit PAN dhe pritet që të shihet si do të zhvillohet. Ka një mekanizëm të rëndësishëm, sidomos t’i japin kahje temave që do të kalojnë gjatë kësaj kohe”, është shprehur deputetja e PDK-së.

“Besoj që gjithë spektri politik, do të ketë gatishmëri të ulen dhe të diskutojnë dhe  natyrisht që gjithkush do të ketë ide dhe funksionet e veta dhe besoj në unifikimin e kësaj teme” ka përfunduar Blerta Deliu-Kodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat