Shtatori, muaji ideal për mbajtjen e zgjedhjeve

Politika

Shtatori, muaji ideal për mbajtjen e zgjedhjeve

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 23 prill 2018 Në ora: 17:04
Ilustrim

Për njohësin e çështjeve politik Lirim Zorra, shtatori mbetet muaji ideal për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Por sipas tij, para se vendi të shkojë në zgjedhje, Qeveria Haradinaj duhet t’i jap epilog formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Image
Njohësi i çështjeve politik Lirim Zorra

“Unë mendoj se shtatori mbetet muaj ideal për mbajtjen e zgjedhjeve, por para tyre institucionet e Kosovës duhet t’i japin epilog krijimit të Asociacionit të komunave serbe, sepse Lista Serbe nuk e voton shkarkimin e qeverisë pa u krijuar Bashkësia e komunave serbe dhe përfundimit të dialogut me Serbinë në Bruksel”, thotë Zorra për “Bota sot”.

Ndryshe, javën e kaluar LDK ka ftuar të gjitha partitë politike në një tryezë të përbashkët për të biseduar për temat e rëndësishme të vendit para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, pas hyrjes në krizë nga ana e Qeverisë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat