Analisti politik tregon pse po bëhen manipulime me listat e veteranëve

Politika

Analisti politik tregon pse po bëhen manipulime me listat e veteranëve

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 22 prill 2018 Në ora: 11:00
Ilustrim

Kosova ende po ballafaqohet me problemin e listave të fryra të veteranëve, mirëpo ende nuk ka ka zgjidhje në këtë drejtim, ndonëse me këtë është duke u marrë edhe prokuroria e shtetit.

Analisti politik, Faton Mehmeti, thotë për “Bota sot” se këto manipulime me lista të veteranëve ia kanë zbehur imazhin Kosovës, ndërsa mendon se në këto manipulime kanë gisht edhe njerëz të qeverisë.

“Natyrisht se në listën e veteranëve ka shumë manipulime e të cilat e kanë dëmtuar buxhetin e vendit dhe kanë zbehur imazhin e vërtet të veteranëve. Në këto manipulime kanë dorë edhe njerëz të qeverisë, të cilët kanë përfituar shuma të mëdha për t’u futur në listë të veteranëve. I përfshirë po del të jetë edhe Xhavit Haliti, mbase koka e gjithë këtyre manipulimeve. Në këtë sens kjo dëshmon se kjo qeveri( pasi njerëz të koalicionit qeverisëse, janë te përfshirë në manipulime) s’ka vizion te shtet ndërtimit por të rrënimit”-tha Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai shton tutje se as gjysma e atyre personave që janë në lista nuk e meritojnë një status të tillë, ndërsa mendon se ky manipulim duhet të hetohet nga një gjykatë e juaj, pasi sipas tij, ndryshe Kosova rrezikon qe mos të di kush është hajn e kush trim.

“As gjysma e atyre që janë në listë të veteranëve nuk e meritojnë një status të tillë, por e gjitha bëhet për përfitime personale. Askush sot nuk mendon për shtet, sidomos krahu i luftës i ka bere zullum të madh këtij populli. Kosova po vuan nga këta banditë, të cilët Kosovën e shohin si plaçkë, qe duhet vjedhur sa më parë. Duhet të hetohet nga një gjykatë e huaj i gjithë manipulimi që ka ndodhur me lista të veteranëve, ndryshe Kosova rrezikon qe mos të di kush është hajn e kush trim”-potencoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat