Paralajmëron Vetëvendosje: Platforma e bisedimeve nuk kalon në Kuvend

Politika

Paralajmëron Vetëvendosje: Platforma e bisedimeve nuk kalon në Kuvend

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 20 prill 2018 Në ora: 18:15
Foto,Levizja Vetevendosje

Qeveria e Kosovës, të enjten ka paraqitur një platformë për finalizimin e dialogut me Serbinë, por në të cilën nuk ka saktësuar temat që mund të trajtohen dhe as nuk ka listuar parimet mbi bazën e të cilave duhet të udhëhiqet i gjithë procesi.

Platforma, e cila ka marrë kritika të forta nga opozita, kërkon që kjo fazë finale t’i lihet në dorë presidentit Hashim Thaçi, ndërsa ratifikimi i marrëveshjes të bëhet nga Kuvendi.

Madje sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pranuar nga kryeministri Ramush Haradinaj platformën shtetërore të Republikës së Kosovës për finalizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Image
Arber Rexhaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rrexhaj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se platformë nuk do të kaloj në Kuvendin e Kosovës
Rexhaj, tutje ka theksuar se Thaçi nuk është njeriu adekuat për dialog, pasi që ai nuk ka çka të bëjë tjetër përpos të shkojë në negociatave dhe të bëj lloj lloj pazaresh.

“E ashtuquajtur platformë e qeverisë që është në fakt një shkresë ku legjitimohet Thaçi si zyrtari negociator. Është e vetëkuptueshme që nuk e mbështesim këtë shkresë dërguar kuvendit nga Qeveria. Dhe ajo platformë nuk do të kaloj në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa sa i takon qasjes ndaj negociatave, mund t'ju vetëm se vijon e njëjta linjë si më herët, faktorizim personal në kurriz të faktorizimit shtetëror të Kosovës. Ndërsa për personazhin që sërish propozohet si negociator pra, Hashim Thaçi, shtrohet pyetja, çka di tjetër të bëj ky person përpos se të shkojë negociatave dhe të bëj lloj pazaresh” ka perfunduar deputeti Arber Rexhaj ,përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat