Nga drejtor i Policisë në shef të AKI-së, si i shpëtoi shkarkimit Shpend Maxhuni

Politika

Nga drejtor i Policisë në shef të AKI-së, si i shpëtoi shkarkimit Shpend Maxhuni

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 20 prill 2018 Në ora: 18:05
Shpend Maxhuni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Kryeministrin, Ramush Haradinaj, sot kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Duke u bazuar në Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, morën vendim për emërimin e Shpend Maxhuni, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

E lidhur me këtë emërim, ka folur për “Bota sot” analisti politik, Faik Krasniqi.

Ai thotë se Shpend Maxhuni i shpëtoi shkarkimit në rastin e gylenistëve, pasi sipas Krasniqit, ai duhej të ishte pjesë e shkarkimeve.

Image
Faik Krasniqi

“Nuk është për t'u çuditur emërimi i Shpend Maxhunit shef i AKI-së. Ai shpëtoi nga shkarkimi pas aksionit ndaj gylenistëve, edhe pse ai do të duhej të shkarkohej, sepse policia zbaton urdhrat e drejtorit të policisë.”-thotë Krasniqi.

Sipas tij, Maxhuani është njeri besnik dhe i dëgjueshëm i Hashim Thaçit dhe përmes tij do të mund të ndërmarrë veprime të shumta kontraverse.

“Maxhuni është njeri besnik dhe i dëgjueshëm i Hashim Thaçit. Hashim Thaçi përmes tij do të mund të ndërmarrë veprime të shumta kontraverse, njëkohësisht edhe për t'i goditur rivalët e tij politikë”-shtoi Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat