Rexhep Selimi zbulon të pathënat për takimin Thaçi-Vuçiq, ky është plani për “Zajednicën”

Politika

Rexhep Selimi zbulon të pathënat për takimin Thaçi-Vuçiq, ky është plani për “Zajednicën”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 20 prill 2018 Në ora: 15:36
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuciq

Çështja e asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë duket se i ka shkuar përshtati presidentit të vendit Hashim Thaçit, pasi pikërisht presidenti po akuzohet për jetësimin e Republikës Serbe brenda Kosovës. Një takim që ishte mbajtur në mes presidentit Thaçi dhe atij serb Vuçiq duket se është bërë për vulën që i është jep Asociacionit.

Image
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka shpalosur detaje të pa thëna për “Bota Sot” në lidhje më takimet që Thaçi i kishte bërë më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe më pas edhe më kryeparalmenatrin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ku sipas tij edhe kishte filluat jetësimi i Zajednicës apo siç e quan ai Republika Serbe brenda Kosovës.

“Më datën 21 mars kaloi demarkacioni i kufirit më Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, kurse më 23 mars menjëherë ndodhi takimi Thaçi –Vuciq në Bruksel, kurse më 26 mars ndodhi takimi Thaçi-Haradinaj-Veseli por për të njëjtën temë për të cilën u fol në Bruksel ndodhi në Prishtinë. Ky takim mbeti nën hijen e arrestimit të Marko Gjuriq, dhe një takim kaq i rëndësishëm dhe një hap shumë i rëndësishëm i institucioneve të Kosovës për jetësimin e Zajdenicës mbeti nen hijen e arrestimit të Gjuriqit që i bie që krejt spektakli më Gjuriqin është bërë për ta mbajtur nen hije takimin ose fillimin dhe jetësimin e Zajednicës në Kosovë”, ka thënë nder të tjera deputeti nga Vetëvendosja.

Selimi duke iu referuar deklaratës se brendshme të Hashim Thacit, thotë se presidenti Thaçi Zajednicën e konsideroi si punë të kryer madje siç tha ai, edhe Asociacioni i Komunave serbe kryhet shumë në heshtje dhe s’u fol asnjë gjë më shumë për ketë.

“Ai po mundohet që asociacionit t’ja shet qytetareve të Kosovës si OJQ dhe po ashtu t’ja shet Serbisë si Republika Sprapska brenda Kosovës sepse diskursin e tij e ka të ndryshëm, ndryshe flet më qytetaret, ndryshe më Serbinë. Serbisë i thotë ta dhashë atë çfarë kërkove kurse qytetareve të Kosovës u thotë është një OJQ dhe asgjë më tepër, sepse ky real është vetëm më Serbinë. Qeveria Haradinaj dhe vetë Ramush Haradinaj është një shërbyes besnik i agjendës se Thaçit në këtë drejtim. Të gjitha vendimet e dëmshme për Kosovën që i ka marr Hashim Thaçi më besnikëri po i kryen Ramush Haradinaj si çështjen e demarkacionin dhe asociacionin”, ka përunduar për “Bota Sot”, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat