“Institucionet kompetente duhet të jenë në nivel sa i përket kërcënimit të sigurisë”

Politika

“Institucionet kompetente duhet të jenë në nivel sa i përket kërcënimit të sigurisë”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 19 prill 2018 Në ora: 18:16
NATO

Studiuesi i shkencave të sigurisë, Armend Halimi thotë se institucionet kompetente duhet të jenë në nivel sa i përket kërcënimit të sigurisë.

Këtë koment, Halimi e ka bërë në një prononcim për “Bota sot” pas raportimit në media për nënshkrimin e një marrëveshjes ndërmjet Ministrisë Brendshme të Serbisë dhe Shërbimi Sekret i Federatës Ruse.

Kjo e fundit konsiderohet si njëra ndër organizatat më të fuqishme për sulme me helme ndaj figurave të rëndësishme publike.

“Informacionet e tilla të marra nga mediat më tepër janë propagandë në raste të caktuara, sidomos kur kemi të bëjmë me ngjarje të karakterit politik dhe të sigurisë. Megjithatë, sigurisht që institucionet e vendit duhet të jenë përherë në nivel të përgjigjes ndaj çfarëdo kërcënuesi, duke u shërbyer me informata me kohë nga institucionet përkatëse, nëmënyrë që çfarëdo agresioni apo sulmi të parandalohet, apo së paku te minimizohet”, thotë Halimi për “Bota sot”.

Image
Armend Halimi

Por, Halimi thotë se Kosova gjendet në avantazh për shkak se siguria e saj bëhet nga forcat e NATO-së.

“Sigurisht që institucionet vendore duke llogaritur në kapacitetet ushtarake dhe të mbrojtjes, përkundër anës tjetër të kënaqshme, siç janë burimet njerëzore apo të personelit, duhet pranuar se nuk kane nivel tëpërballje me një mjet të sofistikuar agresioni apo sulmi të madh. Por, fatmirësisht sikurse e dimë, Kosova pavarësisht llojit të agresionit, ka fatin se gjendet në mbrojtje tepërhershme nga një aleance super e organizuar, siçështë NATO”, shtoi Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat