Hoti flet për listat e fryra të veteranëve: Do të dalin sheshit motivet kriminale

Politika

Hoti flet për listat e fryra të veteranëve: Do të dalin sheshit motivet kriminale

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 19 prill 2018 Në ora: 13:56
Avdullah Hoti

Ditën e djeshme misioni evropian, EULEX ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave të cilët lidhen me mashtrim dhe ushtrim të prostitucionit.

Dy prej tyre ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të pandehurit pretendohet se kanë ushtruar ndikim në mënyrë që të siguronin statusin dhe më pastaj edhe pensionin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së në këmbim të një pagese deri në një mijë euro. Të pandehurit kësisoj e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror të Kosovës.

Për këtë çështje, shefi i grupirt parlamentar të Lidhjës Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për gazetën ‘’Bota sot’’ ka thënë se asnjëherë nuk do të ketë drejtësi për kategoritë e dala nga lufta përderisa nuk ka ndonjë listë të dalur nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

‘’Asnjëherë nuk do të vendoset drejtësi për kategoritë e dala nga lufta pa i nxjerrë Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës listat e pjesëtarëve të vërtetë të UÇK-së. Vetëm kur ato lista të bëhen publike, ushtarët e vërtetë do të marrin vlerësimin e merituar. Dhe do të dalin sheshit motivet kriminale e politike të fryrjes së numrit të veteranëve e invalidëve të luftës. Deri atëherë, taksat e qytetarëve të varfër të Kosovës do të shpenzohen padrejtësisht. LDK-ja e mbështet fuqishëm ndriçimin e plotë të këtij procesi, në mënyrë që të garantohet paprekshmëria e pastërtisë së kauzës çlirimtare të luftëtarëve të UÇK-së’’, ka thënë Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat