“Këtu lypset domosdo Vetting, tjetër rrugë nuk ka”

Politika

“Këtu lypset domosdo Vetting, tjetër rrugë nuk ka”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 18 prill 2018 Në ora: 21:57
Ilustrim

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se  duhet të bërë rritja e numrit të gjyqtarëve para procesit të Vetingut. Po ashtu ka shtuar se Vetingu është shumë i rëndësishëm por që tani nuk është zgjidhje për Kosovën.

“Vetingu nuk mendoj që është zgjidhje për Republikën e Kosovën, ne duhet të rrisim numrin e gjyqtarëve, kemi më së paku në rajon, zgjidhje kemi 125 gjyqtarë në 100 mijë banorë e Maqedonia ka 135 gjyqtarë për 100 mijë banorë”, ka theksuar Tahiri në Kuvendin e Kosovës.

Image
Muhamet Kelmendi

Lidhur më këtë çështje, njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi ka thënë për “Bota sot” se çështja e sistemit të drejtësisë është mjafte komplekse dhe kërkon një veprim të gjithanshëm.

“Nuk mund të zgjidhet dhe të ndërtohet një sistem juridik ligjor me rritjen e numrit të gjyqtareve dhe te prokuroreve. Natyrisht se kjo është gjë e mirë, por jo themelore në drejtim të shtetit ligjor. Drejtësia, pra, prokuroria dhe gjykatat duhet të lirohen domosdo nga kuadri i paaftë dhe i dyshimtë.  E kjo realizohet jo me rroga të majme dhe me numër, po me kualitet dhe përkushtueshmëri të kuadrit”, ka thënë Kelmendi për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se ligjet e reja dhe zgjerimi i kuadrit nuk  ndikon në ligjshmëri, pasi që nevojitet Vetting-u.

“Thuhet se ligjet e reja dhe zgjerimi i kuadrit ndikon në ligjshmëri. Jo. Shteti i se drejtës ndërtohet vetëm me përgjegjësi. Ajo vjen nga kuadri dhe nga përkushtueshmëria. Këtu lypset domosdo Vetting. Tjetër rrugë nuk ka, sepse me masat e tilla të ministrit, vetëm zgjatet letargjia e sistemit prokurorial dhe gjyqësor. Ato janë masa pa masa. Masa për të ruajtur pushtetin. Asgjë tjetër”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat