Millaku: Veseli hoqi maskën dhe tregoi shërbimin prej nga vjen

Politika

Millaku: Veseli hoqi maskën dhe tregoi shërbimin prej nga vjen

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 18 prill 2018 Në ora: 20:21
Kadri Veseli

Që Kadri Veseli “betejën” më të madhe në Kuvend e ka me partinë e tij rivale, Lëvizjen Vetëvendosje, kjo u vërtetua edhe në seancën e 16 Marsit ku në një debat mes tij dhe deputetes  Drita Millaku, ai nuk arriti t`i përmbahet fjalorit fyes ndaj saj. Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe analistë, konsiderojnë se gjuha fyese e Kryetarit të Kuvendit, duhet të dënohet ashpër dhe për rrjedhojë duhet të ndodhë shkarkimi i tij.

Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, jo rrallë herë e ka keqpërdorur pozitën e tij, si i pari i organit më të lartë shtetëror duke e shndërruar kuvendin në një arenë të akuzave dhe kundër akuzave, të cilat kanë ndodhur në mes të Veselit dhe deputetëve të opozitës.

Ish kreu i një organizate të akuzuar për shumë vrasje në Kosovë, shumë herë është futur në replika të thella me deputetë, pa dhënë po thuajse asnjë argument, por duke përdorur gjuhë të ashpërsuar dhe duke kaluar kufijtë e demokracisë.

Veseli ka ditur të jetë shumë i ashpër dhe kërcënues në shumë raste kur të tjerët e kanë sulmuar sa i përket dyshimeve të cilat ekzistojnë në lidhje me krimet e ndryshme që kanë ndodhur pas luftës.

Vlen të theksohet, se krye kuvendari sharjet e tij i kishte filluar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, pasi që Haxhiu i ishte drejtuar Veselit me fjalën “Kriminel” ndërsa Kadri Veseli ju kundërpërgjigj deputetes me fjalët “Ma honksh”.

Menjëherë pas kësaj, Veseli doli në media duke i kërkuar falje deputetes Haxhiu.

Tonin e tij të ashpërsuar komandant Luli, tashmë e vazhdoi me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeqla, kur gjatë seancës për ratifikimin e demarkacionit, gjatë momentit kur Sfeqla hodhi gaz lotsjellës, Veseli shpërtheu ndaj ti duke i thënë “ Ti q***** robt”.

Që Kadri Veseli “betejën” më të madhe në kuvend e ka me partinë e tij rivale, Lëvizjen Vetëvendosje, kjo u vërtetua edhe në seancën e 16 Marsit ku në një debat mes tij dhe deputetes  Drita Millaku, ai nuk arriti t`i përmbahet fjalorit fyes ndaj saj.

Ajo duke kujtuar sharjen që Veseli kishte bërë gjatë seancës për Demarkacionin, ka thënë se është mirë që nuk ishte aty se do ia kishte futur në  gojë gazin lotsjellës për sharjet që ka bërë.

 “Desha t’i them zotëri kryetar, nuk ta kemi borxh, se nuk ke marr vota të qytetarëve për me i sha robt e deputetëve. E para pikë, ty të shkon, i shfrytëzon këto situatat tilla. Nuk është hera e parë që e heq maskën tënde dhe e tregon fytyrën e vërtet që e ke. Nuk është në rregull, sepse e kemi kuptuar vonë që i kishe bërë këto fyerje. Se për besë nuk kishe shpëtuar kaq lehtë në qoftë se të kishim dëgjuar… Për besë po ta jap fjalën shyqyr Zotit që nuk të kam dëgjuar, qat gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti, tjetër sen s’kisha mundur me bë…”, i tha Millaku Veseli, shkruan “Bota sot”.

Veseli ja ktheu pa hezitim përsëri me fjalë të pahijshme e në mënyre të ashpër duke i thënë “A e përdorë edhe  me gojë shumë a”.

Mirëpo, sa është e hijshme për shtetin i cili synon të anëtarësohet në Bashkim Evropian dhe të pajiset me viza, që në organin më të lartë legjislativ dhe ligjvënës të përdoret kjo gjuhë e pa tolerueshme.

E para që reagoi ndaj këtij debati ishte deputetja e Alternatives në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, e cila përmes një shkrimi ka dënuar gjuhën e ashpër që e ka përdorur Kadri Veseli ndaj deputetes Millaku.

Kadri Veseli ti kontrollojë impulset

Kusari ka shkuar se debati i deputetes së LVV Drita Millakut me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli ishte skenë dhe arenë e turpit dhe papërgjegjësisë institucionale. 

“Debati në Kuvendin e Republikës së Kosovës e arriti një standard të rri të nivelit sa ultë mund të bjerë. Debati i deputetes së LVV Drita Millakut me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli sot pasdite qe skenë dhe arenë të turpit dhe papërgjegjësisë institucionale. 
Deputetja Millaku debatoi ashpër për gjuhën e Krye kuvendarit në ditën e votimit të demarkacionit, përderisa edhe ky i fundit nuk u përmbajt dhe e ndërpreu deputeten me gjuhë ende më denigruese dhe fyese për një Kryetar Kuvendi. Ajo gjuhë është e pa tolerueshme në çfarëdo mjedisi tjetër e më së paku përkon me institucionin ligjvënës të vendit tonë. 
Edhe sa kohë duhet të kalojë para se të mësohemi të sillemi normal në Kuvend? Apo nuk kemi kapacitet për normalitet?! 
Kryetarit të Kuvendit i rekomandoj të kontrolloj impulset e tij të reagimit në nivelin e njëjtë apo më ofendues me bashkëbiseduesit. Në fund ai është për të kryesuar Kuvendin, jo për të na turpëruar me fjalët e nxjerra në mikrofon” ka përfunduar Kusari-Lila.

Millaku: Nuk pres kërkimfalje

Deputetja Drita Millaku, është deklaruar për “Bota sot“ ku ka thënë se  krye parlamentari ka mungesë edukate.

Image
Drita Millaku

Madje, deputetja kërkon edhe dorëheqjen e Veselit pasi që me veprimet e tij po e keqpërdorë pozitën që e posedon.

“Ofendimet dhe sharjet e Kadri Veselit, janë nga mungesa e edukatës dhe e argumenteve, prandaj, ky i shfrytëzon sharjet e ofendimet. Në situata të tilla e heq maskën dhe tregon shërbimin prej nga vjen. Në asnjë moment ky nuk duhet të qëndroj më në atë karrige, sepse po e keqpërdorë pozitën që e ka. Nuk pres kërkim falje sepse i mungon kultura, pra është një palaço i llojit të vet’’, ka përfunduar Millaku për gazetën ‘’Bota sot’’.

Analistja Besa Luzha, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se gjuha që është përdorur e që po përdoret shpeshherë nga kryetari ndaj deputeteve, por edhe nga deputetet në shumë raste nuk i përket atij institucioni.

Image
Besa Luzha

“Të gjithë duhet të dinë se ai është institucioni më i lartë dhe më i rëndësishëm i vendit, prandaj edhe veshja, sjellja e sidomos të folurit duhet të jetë në përputhje me nivelin dhe përgjegjësinë”, është shprehur ai.

Kurteshi: Kadri Veseli të kërkojë falje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kuvendi është për qytetarët, jo arenë debatesh.

Tutje, Kurteshi ka dënuar edhe gjuhen denigruese dhe fyese të Veselit.

Image
Ismail Kurteshi

“Sa i përket gjuhës të ashpër, kushdo që e përdor këtë gjuhë të ashpër nuk është mirë që po e  përdorin, jam shumë kundër. Mendoj që deputetët duhet të flasin me argumente përderisa qytetarët që na kanë votuar me u marr me çështje të cilat u interesojnë, jo të shohin kush po e rëndon tjetrin me fjalë më shumë. Kjo për mua është e papranueshme  nga kushdo qoftë, cili do deputetë që bënë një veprim të tillë për mua e ka gabim shumë dhe nuk e përkrahi”, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi ka theksuar se Veseli, duke qenë kryetar Kuvendi është i fundit që duhet të gabojë.

“Unë jam kundër kujtdo qoftë që përdorë gjuhë denigruese, fyese. Kryetari ka përgjegjësi tjetër, mendoj që personalisht nëse do të më kishte ndodhur diçka e tillë do e kisha rishqyrtuar pozicionin tim aty dhe më së paku që do kisha bëre, do të kisha kërkuar falje qindra here me sa të jetë e nevojshme, dhe kryetari në një farë mënyre hezitoi me kërku falje. Para se me pru punën me kërku falje duhet me u kujdes mos me përdorë fjalë të tilla. Nuk është mision i deputetit me u fy me fjalë apo me u shty por me gjetë zgjedhje për problemet që ata i kanë” ka thënë Kurteshi.

Veseli i ashpër edhe me deputetët tjerë

Kujtojmë se, ky nuk është vetëm rasti i fundit me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ku krye parlamentari keqpërdorë foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Tonin e tij të ashpërsuar tashmë ai e ka pasur edhe  me deputetin e GDP-së, Fisnik Ismailin të cilin ai e krahason me një figurë të rëndësishme të historisë shqiptare.  Ai i drejtohet Ismailit me fjalët “ ça p’i jep zor Skënderbeg”, sigurisht Veseli e përdorë injorancën e tij duke i’a përsëritur të njëjtën fjalë disa herë.

Ai nuk i ka lënë anash as deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Akuzave të Lumir Abdixhikut, se është vetë Kadri Veseli ai i cili ka ndikuar në fryrjen e listave të veteranëve, ai i përgjigjet se Abdixhiku është ai i cili e urren UÇK-në.

“Ti e ke urrejtë UÇK-në o Lumir, ti e urren edhe sot. Ti ma shumë e donë...”, i drejtohej nga foltorja deputetit Abdixhiku. 

Anash nuk e la as njërin nga deputetët me të votuar të LDK-së, Driton Selamanjan, i cili në njërën prej replikave mes këtyre, Kadri Veseli i drejtohet deputetit me fjalët, “Pe përmendni shumë SHIK-un, ka me ju ngi SHIK këtë mandat. Veç atëherë mos ban ciu-ciu-ciu me u tërhekë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat