Zyrtari i LDK-së: Miqtë ndërkombëtarë të lodhur nga “komandantët”

Politika

Zyrtari i LDK-së: Miqtë ndërkombëtarë të lodhur nga “komandantët”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 18 prill 2018 Në ora: 12:11
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ishte takuar muaj me parë me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, duke i kërkuar këtij të fundit të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kërkesa e Merkelit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, i është drejtuar vetëm palës serbe, pasi që pala e Kosovës nuk ka realizuar vizitë zyrtare në Gjermani.

Kryeministri Ramush Haradinaj, që nga marrja e mandatit të Kryeministrit nuk ka realizuar asnjë vizitë zyrtare në Gjermani.

Ky vend është vizituar së fundmi nga ish- Kryeministri Isa Mustafa dhe sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, mos vizita e Haradinajt në Gjermani dëshmon që Kosova ka nevojë për një Kryeministër të kalibrit të Isa Mustafës.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, pohon se miqtë ndërkombëtarë janë lodhur nga “komandantët”.

Image
Bajram Gecaj

“Mos vizita e kryeministrit Ramush Haradinaj në Gjermani, flet se Kosova ka nevojë për një kryeministër të kalibrit të Isa Mustafës, pasi që nga “komandantët” janë lodhur,  jo vetëm qytetarët  e Kosovës, por edhe miqtë tonë ndërkombëtarë”, thotë Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat