Kështu duhet të veproj opozita ndaj qeverisë Haradinaj

Politika

Kështu duhet të veproj opozita ndaj qeverisë Haradinaj

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 prill 2018 Në ora: 21:25
Deputetët e LDK-së

Të flasësh për partitë politike në Kosovë, duhet pasur parasysh historikun e funksionimit të tyre, dhe rrethanat e formimit. Duke qenë pjesë e Ballkanit, nuk mund t’i ik gjaknxehtësisë, privatizim e pozitave etj. Partitë janë të personalizuara nga kryetarët, të cilët e katapultojnë zhvillimin e saj drejt prurjeve. Demokracia e politikës tek ne duket mjaft e zbehur, në sensin e perceptimit të fitoreve dhe humbjeve si pjesë e saj. Nuk duhet të harrojmë se demokracia është e kundërta e fitoreve finale. Ajo do të thotë pushtet i popullit jo thjesht si retorikë, por në kuptimin që pronar i karriges së pushtetit është populli, i cili ua jep, si të thuash, me qira dhe me kontratë, për përfitimet e tija, këtë karrige partive të ndryshme, por kurrsesi përgjithmonë. Derisa qeveria e sotme në Kosovë e përdor pushtetin për interesat e saja, duke mos përfillur interesat e qytetarëve dhe zërin e opozitës. Në çdo shoqëri ekzistenca e një opozite të fortë është absolutisht e domosdoshme. Zëri i opozitës është absolutisht i pazëvendësueshëm, edhe kur është i tepruar. Ata që  deri dje ishin në pushtet dhe sot janë opozitarë duhet të jetë opozita e një mendimi ndryshe, apo që kërkon diçka të re dhe jo vetëm zemërimi i disa njerëzve që kanë rënë nga pushteti dhe që po t’i ftojë pushteti përsëri nga opozitarë kthehen përsëri në qeverisës. Pra, nuk duhet të jetë shfaqja e humbjes njerëz që kërkojnë me çdo kusht përsëri të jenë në qeveri. Natyrisht se ky është qëllimi i çdo opozite, por me alternativë ndryshe nga qeveria. Pasi  kur del në opozitë pas një kohe të qëndrimit në pushtet, ke nevojë për një moment frymëmarrjeje, qetësie, për një emër të ri që të drejtojë opozitën, për një model të ri të saj, me qëllim që të fillosh të ndërtosh besim. E duket se këtë po e sjell në pah LDK-ja. Duke qenë se edhe elektorati i saj është pragmatist siç është edhe vetë partia, besoj se me kjo parti do të veproj si forca politike dhe si individë. Hapja e dyerve për të rinjtë, prurjet e ideve të ndryshme, kontaktet me qytetarët për të evidentuar problemet kryesor që janë disa nga hapat qe duhet t’i bëjë kjo parti që mëton të marr pushtetin. Por, jo si kjo qeveri e cila e ka e ka të vështirë të pranojë se pushteti ushtrohet, nuk zotërohet.

Sa më mirë e luan rolin e saj si opozitë, LDK dhe VV do të  marrin notën nga qytetarët, të cilët janë të lodhur nga keqqeverisja e z.Haradinaj. Nuk jam ithtar I zgjedhjeve të shpeshta, pasi kushtojnë mbi xhepin e qytetarit, por në rrethanat aktuale kjo duket zgjidhja më e mire. Gjithsesi opozita duhet të flas hapur me qytetarët, edhe duke pranuar gabimet e tyre që tek e fundit janë njerëzore. Prandaj opozita duhet të jetë edhe më aktive,duke ngritur  zërin ndaj keqqeverisjes, pasi opozita e ka mundësin e ngritjes së shqetësimeve në Kuvend. Pa një opozitë të fortë është e vështirë të presësh, që nesër të kemi një qeveri për qytetarët dhe si për veten e saj. Qeveria është shumë keq, ndërsa opozita qëndron më mire, por nuk duhet të kënaqemi pasi pritjet janë të mëdha nga opozita e sotme që do jetë mazhoranca e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat