Zyrtari i LDK-së: Sa më shumë që të rrijë kjo qeveri, aq më i gjatë do të jetë ankthi për popullin

Politika

Zyrtari i LDK-së: Sa më shumë që të rrijë kjo qeveri, aq më i gjatë do të jetë ankthi për popullin

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 17 prill 2018 Në ora: 20:43
Qeveria Haradinaj

Komisioni Evropian sot ka prezantuar Raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe Kosova.

Ndërsa, gjetjet e këtij raporti, Brukseli dukshëm ia faturon dështimet koalicionit aktual “PAN”. 

Veç raportit të Progresit, që kritikoi mënyrën e qeverisjes së vendit, në një linjë me ketë qëndron edhe zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.

Gecaj në një prononcim për “Bota sot” tha se kjo qeveri po bën gabime çdo ditë.

Image
Bajram Gecaj

“Ku gaboj kjo qeveri është vështirë të thuhet, pasi që kjo qeveri gabime bën çdo ditë”, u shpreh zyrtari i LDK-së.

Sipas tij, sa më shumë që të rrijë kjo qeveri, aq më i gjatë do të jetë ankthi për qytetarët e Kosovës.

“Gjithsesi, sa më shumë që të rrijë kjo qeveri, aq më i gjatë do të jetë ankthi i popullit të Kosovës”, përfundoi zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj për “Bota sot”.

Ndërkohë, si shqetësuese në këtë dokument u përmenden edhe vazhdimi i politizimit të administratës publike, përhapja e korrupsionit, rritja e papunësisë, stagnimi në arsim dhe çështjet që lidhen me mjedisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat