Gjuha seksiste e Veselit në Kuvend, asamblistja e VV-së kërkon shkarkimin e tij

Politika

Gjuha seksiste e Veselit në Kuvend, asamblistja e VV-së kërkon shkarkimin e tij

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 17 prill 2018 Në ora: 20:21
Leonora Shabani Bajraktari

Që Kadri Veseli “betejën” më të madhe në kuvend e ka me partinë e tij rivale Lëvizjen Vetëvendosje, kjo u vërtetua edhe në seancën e 16 Marsit ku në një debat mes tij dhe deputetes  Drita Millaku ,kjo e fundit reagoi ndaj ofendimit të Veselit kundrejt deputetëve të Vetëvendosjes.

Ajo duke kujtuar sharjen që Veseli kishte bërë gjatë seancës për Demarkacionin, ka thënë se është mirë që nuk ishte aty se do ia kishte futur në  gojë gazin lotsjellës për sharjet që ka bërë.

Veseli ja ktheu pa hezitim përsëri me fjale te pahijshme e në mënyre të ashpër duke i thënë “ A e përdorë edhe  me gojë shumë a”.

Shefja e grupi parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Leonora Shabani Bajraktari në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Veseli duhet të shkarkohet nga pozita prej deputetëve të parlamentit.

“Tashmë shprehjet dhe sjelljet e krye parlamentarit Veseli por edhe të disa deputetëve të tjerë si p.sh. Deputeti Zeka janë nivel shumë i ulët i etikës dhe e edukatës në përgjithësi që përfaqëson në këtë rast kryetari i parlamentit. Gjuha e papërmbajtur vulgare, sexiste deri në ofendim personal të deputetes shpërfaq nivelin e ulët të edukatës së krye parlamentarit, Çka mendoj se për këto sjellje të përsëritura ai duhet të shkarkohet nga pozita prej deputetëve të parlamentit” ka thënë Shabani-Bajraktari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat