Parashikimi i juristit: Kosova deri në fund të vitit do të bëhet me ushtri

Politika

Parashikimi i juristit: Kosova deri në fund të vitit do të bëhet me ushtri

Nga: A.J Më: 17 prill 2018 Në ora: 15:32
FSK

Fundi i këtij muaji është afati që ka vënë Qeveria për procedimin e Projektligjit për Forcat e Armatosura të Kosovës. Megjithëse nuk kanë treguar prerë nëse këtë herë e kanë përnjëmend, zyrtarë qeveritarë janë shprehur optimist se do të përmbushet agjenda legjislative.

Muhamet Kelmendi, njohës i çështjeve juridike ka thënë për “Bota Sot se rrugët qe ndërtimit të ushtrisë se Kosovës janë dy mënyra ligjore, se pari ndryshimet kushtetuese dhe se dyti formimi i ushtrisë më ligj.

Image
Muhamet Kelmendi

“Tashmë dihet se rrugën e ndërtimit de-jure të Ushtrisë se Kosovës janë dy mënyra ligjore. Se pari, është rruga e ndryshimeve kushtetuese ku kërkohen 2/3 e deputeteve për ndryshim. Këtu duhet qe edhe 2/3 e deputeteve të minoritetit serb të votojnë.

Së dyti është formimi i ushtrisë më ligj, gjë që e lejon sistemi kushtetues i Kosovës. Këtej del se Qeveria e Kosovës ka mundësi juridike që nëpërmjet këtyre dy formave të formoj ushtrinë” ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, në mënyrën e parë lypset ndryshimi i Kushtetutës me 2/3 e të gjithë deputeteve. Në rastin e dyte kërkohet një shumicë relative. Pra, juridikisht ka mundësi dhe Kelmendi thotë se pret që deri në fund të vitit të ndërtohet ushtri. Nëse kjo nuk behët kemi çalim të Qeverisë në ketë anë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat