Haradinaj nuk e pret liberalizimin e vizave!

Politika

Haradinaj nuk e pret liberalizimin e vizave!

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 17 prill 2018 Në ora: 12:33
Ramush Haradinaj

Konsideroj se në atë kohë e kemi momentin e zgjedhjeve, ku do të ketë një qeveri kredibile, do të ketë një qeveri që ka kontribuar më së shumti në këtë drejtim, njëjtë sikurse qeveria e kaluar qysh e ka dhënë kontributin lidhur me çështjen e demarkacionit si kushti më kryesor nga kërkesat e Bashkimit Evropian. Për ta përmbyllur, do të jetë qeveria e LDK-së në momentin kur do të komunikohet përmbushja dhe marrja e vendimit për liberalizim të vizave”, ka thënë për “Bota sot”,  deputeti i LDK-së, Naser Osmani.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës po vazhdon të mbetet edhe me tej një nga çështjet më të rëndësishme dhe më aktuale.

Përkundër premtimeve të vazhdueshme se kjo çështje do zgjidhej brenda tre muajve të parë të kësaj qeverie, tashmë kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga themelimi i qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe kjo temë po  vazhdon të mbetet e pazgjidhur.

Se nuk do ta pret liberalizimin e vizave kjo qeverisje, janë zërat e shtuar nga opozita të cilët mbështesin një fakt të tillë, të cilët janë pro një mocioni për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Derisa nga opozita thonë se qeveria aktuale nuk do ta pret vendimin për liberalizim të vizave, kështu nuk mendojnë edhe nga pozita. Sipas këtyre të fundit, kjo çështje do të rregullohen në periudhën e kësaj qeverie.

Ndërsa, njohësi i çështjeve ndërkombëtare konsideron se një qeveri me 52 deputetë e ka vështirë të funksionojë, andaj thotë se kjo qeveri edhe ashtu është e rrëzuar dhe opozita nuk do ta ketë problem ta rrezojë kurdo që tenton.

Image
Naser Osmani

“Qeveria Haradinaj nuk do ta pret liberalizimin e vizave”

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Naser Osmani, në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se kjo qeveri nuk do ta ketë mundësinë me u krekos me arritjen e liberalizimit të vizave.

Osmani thotë se kjo qeveri e ka vështirë për të pritur tetorin, koha kur pritet të merret vendimi final për liberalizimin e vizave.

“Secili subjekt pretendon se ka punuar më së shumti në këtë drejtim. Kjo qeveri nuk do ta ketë atë mundësi që me u thirr dhe me u krekos me arritjen e liberalizimit të vizave, sepse liberalizimi i vizave i ka disa procedura të rëndësishme. Duhet pritur që çështjet procedurale të zgjasin deri ka fundit i vitit, por, kjo qeveri e ka vështirë për të pritur tetorin, në kohën kur pritet të merret vendimi për liberalizimin e vizave”, u shpreh Osmani.

Tutje, deputeti i LDK-së tha se në kohën kur pritet të merret vendimi final rreth çështjes së liberalizimit do të jetë një qeveri kredibile.

Krejt në fund, Osmani thekson se do të jetë qeveria e LDK-së, ajo që do komunikojë vendimin për liberalizimin e vizave.

“Konsideroj se në atë kohë e kemi momentin e zgjedhjeve, ku do të ketë një qeveri kredibile, do të ketë një qeveri që ka kontribuar më së shumti në këtë drejtim, njëjtë sikurse qeveria e kaluar qysh e ka dhënë kontributin lidhur me çështjen e demarkacionit si kushti më kryesor nga kërkesat e Bashkimit Evropian. Për ta përmbyllur, do të jetë qeveria e LDK-së në momentin kur do të komunikohet përmbushja dhe marrja e vendimit për liberalizim të vizave”, përfundoi deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Naser Osmani, për gazetën “Bota sot”.

Image
Blerim Kuqi

“Liberalizimi i vizave në Qeverisjen Haradinaj”

Por, në një linjë me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk qëndron edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Blerim Kuqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se nuk ka kuptim prej standardeve dhe rregullave që ka vendosur Bashkimi Evropian në raport me Kosovën  që edhe me tutje të shkohet pa viza.

“Do të ketë liberalizim të vizave.  Nuk ka kuptim edhe prej standardeve dhe rregullave që kë vendosur Bashkimi Evropian në raport me Kosovën, por, nuk ka kuptim edhe prej politikbërjes tonë që edhe me tutje të shkojmë pa viza. Nga të dyja anët nuk ka kuptim, asnjë kuptim nuk do të ketë, ndërsa Kosova do të këta liberalizim të vizave shumë shpejt”, tha Kuqi.

I pyetur se si i vlerëson deklaratat e opozitës, të cilën deklaruan se Qeverisja Haradinaj do të rrëzohet  pa realizuar premtimin për liberalizim të vizave, Kuqi u kundërpërgjigj se çështja e liberalizimit të vizave do të rregullohet në Qeverinë Haradinaj.

“Një pjesë të opozitës e kisha pyetur se sa vite, shembull Maqedonia ka marrë liberalizmin e vizave  2009-2010, e ne ende po merremi me çështjen e vizave. Disa prej partive opozitare ishin dashur ta rregullojnë çështjen e liberalizimit të vizave me kohë, në mandatin e tyre. Por, unë jam shumë i sigurt, do të rregullohet në këtë mandat, në mandatin e Qeverisjes së Ramush Haradinajt”, ka përfunduar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuqi, për gazetën “Bota sot”.

“Opozita nuk do ta ketë problem ta rrëzoi këtë qeveri kurdo që tenton”

Ndërsa, njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Faik Krasniqi, për gazetën “Bota sot” deklaroi se një qeveri me 61 deputetë e ka vështirë të funksionojë, e lërë më të mbijetojë me 52 deputetë.

Image
Faik Krasniqi

“Një qeveri me 61 deputetë e ka vështirë të funksionojë, e lërë më të mbijetojë me 52 deputetë. Liberalizimi i vizave është premtuar vazhdimisht nga pushtetarët tanë, duke filluar nga Hashim Thaçi, për të vazhduar tek Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj”, tha ai.

Krasniqi konsideron se çështja e liberalizimit të vizave është në kilometrin e fundit.

“Konsideroj që liberalizimi i vizave është në kilometrin e fundit, dhe kam frike që nëse tash mbahen zgjedhjet, Bashkimi Evropian do ta zvarriste akoma këtë proces”, tha Krasniqi.

Krasniqi mendon se zgjedhjet duhet të shtyhen deri në vjeshtë, pasi që, sipas tij, kjo qeveri edhe ashtu është e rrëzuar.

“Prandaj zgjedhjet do të ishte mire të shtyhen deri në vjeshtë, sepse kjo qeveri edhe ashtu është e rrëzuar dhe opozita nuk do ta ketë problem ta rrëzoi kurdo që tenton”, ka përfunduar për gazetën “Bota sot”, Faik Krasniqi.

Raporti i progresit për liberalizimin e vizave

Kujtojmë se mediat kanë arritur t’i sigurojnë disa nga detajet se çfarë thuhet në Raportin e Progresit rreth liberalizimit të vizave.

Raportin i Komisionit Evropian vlerëson se Ratifikimi i Demarkacionit, edhe pse ceket se ndodhi shumë vonë, si dhe luftimi i korrupsionit, Raporti i sheh si zhvillime pozitive në vend.

“Ratifikimi tejet i vonshëm i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si kusht i rëndësishëm i liberalizimit të vizave, së bashku me përmirësimin në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë zhvillime pozitive”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian”, thuhet ndër tjerash në këtë raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat