“Avokatët nga Kosova duhet ta njohin të drejtën zakonore ndërkombëtare dhe ligjin penal”

Politika

“Avokatët nga Kosova duhet ta njohin të drejtën zakonore ndërkombëtare dhe ligjin penal”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 prill 2018 Në ora: 19:26
Foto Ilustrim

Duke folur rreth asaj se sa janë profesionalisht të përgatitur avokatët vendor që të merren me mbrojtën e palëve, duke e marrë parasysh se për herë të parë do të merren me një Gjykatë Ndërkombëtare, avokati Florin Vërtopi, ka thënë për “ Bota sot” se për ta përfaqësuar të akuzuarin në mënyrë profesionale dhe etike, avokati nga Kosova duhet të ketë njohuri në legjislacionin e para luftës si dhe në legjislacion i cili tani është në fuqi.

Sipas tij, duke e marr parasysh se neni 12,i Ligjit për dhomat e specializuar e përcakton Ligjin në fuqi, atëherë avokatët nga Kosova duhet ta njohin të drejtën zakonore ndërkombëtare, ligjin penal material të zbatueshëm në Kosovë.

Image
Florin Vertopi

“Avokatët nga Kosova duhet ti njohin konventat e caktuara praktikën gjyqësore në ICTY, praktikën gjyqësore në gjykatën për liritë dhe drejtat e njeriut në Strasburg, si dhe të ketë njohuri të caktuar të shkathtësive profesionale në gjykim. Andaj besoj se Kosova në gjirin e saj ka Avokat të caktuar që mund t’i plotësojnë këto kondita”, ka thënë Vërtopi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat