A po dështon nisma e LDK-së për zgjedhje të reja, flet deputeti i kësaj partie

Politika

A po dështon nisma e LDK-së për zgjedhje të reja, flet deputeti i kësaj partie

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 16 prill 2018 Në ora: 15:49
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Raportimet e fundit se iniciativa e Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’i mbledhur të gjitha partitë politike në një tryezë të përbashkët po shkon drejt dështimit nuk po del të jetë e saktë.

Nga LDK këto raportime po i konsiderojnë si të pavërteta dhe se tashmë partia e tyre është duke punuar për caktimin e momentit të mbajtjes së tryezës.

Image
Naser Osmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, në një prononcim për “Bota sot” tha se prapa raportimeve të fundit nuk qëndron asnjë e vërtetë, sepse, sipas Osmanit, subjekti i tyre është duke punuar në mënyrë intensive në këtë drejtim.

“Ne jemi duke punuar sistematikisht në këtë drejtim dhe nuk qëndron asgjë prapa saj, sepse jemi duke punuar në mënyrë intensive deri te ardhja e këtij momenti’, u shpreh deputeti Osmani.

Tutje, deputeti i LDK-së tha se janë në bisedime me subjektet e tjera për t’u koordinuar për caktimin e momentit të mbajtjes së tryezës. 

“Ne normalisht me partnerët jemi  si duke biseduar dhe duke u koordinuar dhe në momentin e caktuar kjo do të ndodh”, tha deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, për “Bota sot”.

Ndërkohë, kujtojmë se LDK-ja kishte propozuar një tryezë te përbashkët më të gjitha partitë, për tu dakorduar për datën e zgjedhjeve dhe veprimet që duhet të ndodhin në ndërkohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat