Deputeti i LDK-së flet për formimin e ushtrisë, ky është detaji që zbulon

Politika

Deputeti i LDK-së flet për formimin e ushtrisë, ky është detaji që zbulon

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 15 prill 2018 Në ora: 21:11
FSK

Qeveria Haradinaj po konsideron se janë gjithnjë e më afër formimit të ushtrisë së Kosovës. Por, kështu nuk po mendojnë edhe nga opozita.

Sipas këtyre të fundit, as në vitin 2018, nuk do të jetë e zgjidhur çështja e formimit të ushtrisë së Kosovës.

Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, tha se çështja e formimit të ushtrisë se Kosovës po mbahet si një lloj tensioni qytetarë në emër të një pune që kinse po punohet shumë.

Image
Ramiz Kelmendi

“Ushtria mund të formohet me ndryshimet kushtetuese ose edhe deri sa të zgjidhet çështja e statusit të Kosovës, por realisht kjo po mbahet si një lloj tensioni qytetarë në emër të një pune që kinse po punohet shumë për formimin e ushtrisë së Kosovës. Në momentin që ne mund t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese ose  të zgjidhim çështjen e statusit, ushtria është pjesë shtet formuese dhe menjëherë mund të formohet, nuk është problem kjo punë”, u shpreh deputeti Kelmendi.

Deputeti i LDK-së këtë po e konsideron si problem i mospunës së mjaftueshme për të mbuluar mungesën e disa ndodhive tjera në vend.

“Më shumë është problem i kohës, i papunës së mjaftueshme apo për të mbuluar mungesën e disa ndodhive tjera si zhvillimin ekonomik i cili nuk është në nivelin e duhur, njerëzit kanë nevojë për të pasur zhvillim ekonomik, rritjen e punësimit. Ju e keni parë se tani është rritur papunësia, pak a shumë po merren me çështje që janë të rëndësishme, por që nuk varën nga pjesa e institucioneve sot për sot”

Kelmendi nuk beson se në vitin 2018 do të jetë e zgjidhur çështja e formimit të ushtrisë së Kosovës.

“Unë nuk e besoj se në vitin 2018 do të jetë e zgjidhur çështja e formimit të ushtrisë së Kosovës. Nuk po shihet se kemi diçka konkrete, pa u zgjidhur çështja e Asociacionit të Komunave e cila do të zgjatë më muaj të tërë  dhe në këtë rast është njëra prej atyre që e nisë zanafillën krijimit të ushtrisë, por unë nuk po shohë që është duke u parë afër zgjidhja e çështjes së ushtrisë së Kosovës”, përfundoi deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat