Eksperti tregon arsyen e rikthimit të fletëarresteve nga Serbia në INTERPOL

Politika

Eksperti tregon arsyen e rikthimit të fletëarresteve nga Serbia në INTERPOL

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 15 prill 2018 Në ora: 15:08
Ilustrim

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lirim Zorra thotë se paralajmërimi i Serbisë për të rikthyer në INTERPOL, emrat e kërkuar nga e ashtuquajtura “drejtësia Serbe” po bëhet nga Beogradi pas arrestimit të Gjuriqit nga ana e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, me këtë Serbia po tenton t’i tregojë BE-së dhe Kosovës se ajo nuk mposhtet nga askush.

“Serbia mbas arrestimit të Marko Gjuriqit, dëshiron të riaktivizojë arrestimet e politikanëve të Kosovës për të krijuar përshtypje që me Serbinë nuk mund të poshtërohet as nga Kosova, as nga BE-ja. Andaj, këto i shoh si lojëra inatçore ballkanike”, thotë Zorra për “Bota sot”.

Image
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lirim Zorra

Ai shtoi se Serbia edhe në të ardhmen do të vazhdojë ta përdor INTERPOL-in për të bllokuar Kosovën.

Ditë më parë, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka bërë të ditur se ka rikthyer në sistemin e INTERPOL-it emrat e shumë shqiptarëve që ishin pjesëmarrës në luftë kundër forcave policore dhe ushtarake të Millosheviqit.

Prej tyre, edhe kryeministrin Ramush Haradinaj dhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Por, ndaj këtyre dy të fundit nuk do të zbatohen akuzat deri sa mbajnë pozitat e tyre në institucionet shtetërore.

Gazeta ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të qeverisë lidhur me këtë, por askush nuk është përgjigjur.

Kurse, ditë më parë zyrtarët e ekzekutivit kanë thënë se janë duke e përcjellë me vëmendje situatën dhe se janë duke mbledhur informacionet e nevojshme, për të dalë pastaj me një qëndrim zyrtar.

Ndryshe, në listën e INTERPOLI-it figurojnë emrat e 157 shqiptarëve të kërkuar nga Serbia, të cilët janë kryesisht ish-pjesëtarë të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat