Haki Abazi: Thaçi u tregua indiferent ndaj ndëshkimit të Serbisë për krime lufte

Politika

Haki Abazi: Thaçi u tregua indiferent ndaj ndëshkimit të Serbisë për krime lufte

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 13 prill 2018 Në ora: 18:12
Haki Abazi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend Haki Abazi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se klasa e tanishme politike e pa përgjegjshme dhe se e njëjta ka kthyer kontrollin e Serbisë mbi Kosovën.

Duke folur lidhur me padinë e Kosovës ndaj Serbisë, për krime lufte, Abazi, ka theksuar, se Thaçi ka qene jo vetëm indiferent, por asnjëherë në asnjë moment nuk e ka ngritur çështjen e dëmeve të luftës dhe kompensimin e familjareve që kanë humbur njerëzit në këtë luftë.

“E rëndësishme është se Serbia dhe qeveria e saj nuk kane ndryshuar as qëllimin e as taktikat. Qeveria Serbe vazhdonte të mbajë qëndrimin dhe të arsyetojë këtë qëndrim me të njëjtat argumentime me të cilat Milloseviçi kishte organizuar pastrimin etnik dhe kishte organizuar luftën me konceptin e tokës së djegur. Liria e dhe Pavarësia e Kosovës është arritur si rezultat i përcaktimit dhe përkushtimit gjithë qytetar dhe sakrificës edhe nga ana e politikanëve por edhe qytetarëve që kanë luftuar dhe janë sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë. Kjo ka bërë të mundur përfundimin e okupimit të Kosovës nga Serbia por klasa e tanishme politike e pa përgjegjshëm ka kthyer kontrollin e Serbisë mbi Kosovën”, ka theksuar ai.

 Sipas Abazit, me dialogun ata kanë bërë Serbinë hisedarë në secilin aspekt.

“Serbia nuk është e interesuar për të drejtat e serbeve të Kosovës .Serbia është interesuar në realizimin planit të saj për një Kosovë pa shqiptar dhe me kontrolle të resurseve ekonomike. Me një Serbi të tillë që saboton dhe kërcënon e jeton me qëllimin për të parandaluar jetën normale dhe funksionimin e shtetit të Kosovës duke propoganduar gënjeshtra me karakter religjioz për vendin nuk mund të ketë marrëdhënie e as normalizim. Duhet kuptuar që përfitues është Serbia duke marrë mbi 700 milion euro cash nga eksportet në Kosovë. Pra vetë Kosovarët janë duke financuar vetë sabotimin shtetit të tyre”, është shprehur ai.

Sipas tij, qeveria e Kosovës e sidomos Thaçi ka qene jo vetëm indiferent por asnjëherë në asnjë moment nuk e ka ngritur çështjen e dëmeve të luftës dhe kompensimin e familjareve që kanë humbur njerëzit në këtë luftë.

”Kjo tregon shumë edhe për dështimet tjera dhe mungesën e qartësisë për të humburit gjatë luftës e që familjet e tyre ende jetojnë me ankthin për fatin dhe të vërtetën e të dashurit e tyre” ka thënë Abazi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat