“Ambasadori është edhe President i Kosovës në vendin ku emërohet, përzgjedhja të jetë dinjitoze”

Politika

“Ambasadori është edhe President i Kosovës në vendin ku emërohet, përzgjedhja të jetë dinjitoze”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 prill 2018 Në ora: 19:19
Ambasada e Kosoves

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme,  Gjergj Dedaj, ka thënë për “Bota sot” se  kthimi i Ambasadoreve nga disa vende dhe dekreti për kthimin e tyre është komfor ligjit në fuqi.

Sipas tij, një pjesë e tyre kanë qëndruar dy mandate, kurse disa prej tyre janë para moshës së pensionimit dhe duhet të ndodhë ky freskim me ambasadorë të cilët pritet të emërohen ditët në vijim.

Image
Gjergj Dedaj

“Unë si zëvendësministër i MPJ-së nuk jam fare në dijeni nga Kabineti i Ministrit të MPJ-së i cili i bënë propozimet Presidentit të Republikës Hashim Thaçi, i cili pasi të propozuarit kalojnë procedurën dëgjimore në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Pra dekretohen nga Presidenti i Kosovës, por megjithatë do të ishte mirë në radhë të parë të propozuarit të jenë të aftë, të dëshmuar dhe profesionist për diplomaci dhe përfaqësim shtetërore e institucional e fare pak do duhej të kishte rëndësi përkatësia partiake apo politike. Ambasadori në fakt është President i Kosovës në vendin ku emërohet dhe do të shërbeje dhe si i tillë duhet të ketë një përzgjedhje dinjitoze, serioze dhe shtetërore”, ka thënë Dedaj.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, e ka dërguar dekretin për kthimin e nëntë ambasadorëve nga shtetet ku kanë shërbyer deri më tani, përderisa kthimi i tyre pritet të ndodhë në qershor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat