“Gylenistët” shpërfaqen luftën e hapur ndërmjet Veselit dhe Thaçit

Politika

“Gylenistët” shpërfaqen luftën e hapur ndërmjet Veselit dhe Thaçit

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 12 prill 2018 Në ora: 07:24
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

“Lidhur me rastin e “gylenistëve”, vërehet një tendencë e kryetarit aktual të PDK-së,  z. Veseli që duke e mbajtur si të vetmin përgjegjës për këtë ngjarje Presidentin  Thaçi, po dëshiron që t’ia zbehë imazhin e tij në parti dhe rrjedhimisht edhe ta izoloj sa i përket ndikimeve të presidentit, Thaçi për të vazhduar që akoma të ketë kontroll në grupe të caktuara brenda PDK-së”, thotë Haziri.

Në pothuajse të gjitha deklaratat e fundit të krye-parlamentarit, Kadri Veseli, ndaj Presidentit Hashim Thaçi, që dikur ishte bashkë partiak i tij, vërehet qartë një raport jo i mirë ndërmjet tyre.

Veseli e ka “zënë” pozitën e të parit të PDK-së, pozitë që Thaçi e mbante më parë.

Rasti i fundit që tregoj mospajtimet ndërmjet këtyre dy personave, ishte ai i ”gylenistëve” kur Veseli adresoi kritika ndaj Presidentit.

Se ka mospajtime ndërmjet tyre, e tregojnë edhe analistët politikë, sipas të cilëve një raport jo i mirë ka filluar shumë moti.

Image
Nexhat Haziri

“Gylenistët” nxorën në sipërfaqe mospajtimet

Kështu, Nexhat Haziri, thotë se jo vetëm deklarata e fundit e Veselit, por shumë kohë më parë ka filluar një betejë ndërmjet Veselit dhe Thaçit se kush po e merr nën kontroll të plotë PDK-në.

“Kjo është parë edhe me rastin e përçarjes së degës së PDK-së në Skenderaj, ku grupet rivale u pozicionuan në krahë të kundërta, njëri krah apo grup kishte mbështetjen e z. Thaçi dhe tjetri kishte mbështetjen e z. Veseli. Ndërsa, lidhur me rastin e “gylenistëve”, vërehet një tendencë e kryetarit aktual të PDK-së,  z. Veseli që duke e mbajtur si të vetmin përgjegjës për këtë ngjarje Presidentin  Thaçi, po dëshiron që t’ia zbehë imazhin e tij në parti dhe rrjedhimisht edhe ta izoloj sa i përket ndikimeve të presidentit, Thaçi për të vazhduar që akoma të ketë kontroll në grupe të caktuara brenda PDK-së”, thotë Haziri.

Ai thotë më tutje, se është kjo luftë e hapur në mes Veselit dhe Thaçit, se cili do ta dominojë PDK-në, e që për presidenti Thaçi është shumë e rëndësishme kontrolli dhe ndikimi i tij në PDK, sidomos në prag të ngritjes së aktakuzës edhe për të nga Gjykata Speciale.

“Dhe në anën tjetër nëse z. Veseli arrin që ta mbajë larg Thaçin nga PDK-ja, dhe t’i margjinalizoj grupet që mbështesin ish kryetarin e partisë z. Thaçi, atëherë mund të flasim për fundin e karrierës politike të Hashim Thaçit”, thekson ai.

Image
Leon Duhanaj

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, thotë se nëse i analizojmë zhvillimet e vitit të fundit, si në skenën politike, ashtu dhe në PDK, lirisht mund të konkludojmë se raporti mes z. Hashim Thaçit dhe z. Kadri Veselit, nuk është raport i mirëfilltë dhe shoqëror.

“Të marrim shembull dy palë zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë, qoftë ato qendrore apo dhe lokale, PDK, nuk funksionoi oj si një trup i vetëm, ashtu siç ishim mësuar ta shohim. Ndoshta nuk mund të konstatohet apo të thuhet fjala sabotim, por me siguri që ka pasur një mungesë të shtuar vullneti, për të zhvilluar fushatë fituese për PDK, nga ana e njerëzve të Thaçit. Madje ka zëra të cilët flasin nëpër koluare të ndryshme, që thonë që disa segmente të PDK-së, kanë punuar më shumë për LVV. Sidoqoftë, kjo temë nuk me takon mua ta shtjelloj. Por, ajo që shihet, është se raporti mes tyre , duke të mos jetë harmonik. Edhe në ngjarjet e fundit, po dëshmohet dita ditës së Presidenti Thaçi, ka marrë vendime krye në veti, pa i involvuar as z. Veseli, por as Kryeministrin”, thekson Duhanaj.

Duhanaj: Presidenti po bën lëvizje të palogjikshme politike

Ai thotë më tutje, se kjo situatë ka bërë që e tërë skena politike, ta humbë besimin plotësisht te figura e Presidentit.

“Sipas disa sekuencave dhe reagimeve, mund të konkludohet se z. Thaçi i ka rënë  vetit në këmbë me këtë aksionin me shtetasit turq. Tanimë s'po i besohet as për aksionin policorë në veri, edhe pse ishte përshëndetur. Presidenti, me gjasë, nga presioni apo ndonjë shkak edhe më i rëndë, e ka humbur kontrollin dhe po bën lëvizje të palogjikshme politike, duke shkuar aq larg sa të shkelë edhe mbi Kushtetutën e vendit, thua që shteti është pronë e tij private! Kundrejt kësaj, duhet të jenë të gjithë të bashkuar! Askush nuk ka të drejtë të jetë mbi ligjet, Kushtetutën dhe shtetin”, thotë Duhanaj.

Image
Hajrullah Tërnava

Po ashtu, edhe eksperti i sigurisë dhe njohësi i çështjeve politike, Hajrullah Tërnava, thotë se deklaratat e fundit të Kadri Veselit lidhur me mos pajtimin e tij me ish bashkë partiakun, Presidentin Thaçi, janë vetëm një deklarim politik i tij, duke marr parasysh se asnjëri nuk kishin qenë në dijeni për rastin e “gylenistëve“.

Sipas Tërnavës, distancim real mes Kadri Veselit dhe  Hashim Thaçit, nuk mund të ketë, pasi të dytë i takojnë një produkti  dhe çka do të ndodhë me njërin ndodhë edhe me tjetrin.

“Si mund të depërtohen ata njerëz pa e ditur askush kur i kishin lejet e vendqëndrimeve legale. Një distancim-mospajtim sipas deklarimit të Kadri Veselit me ish bashkë partiakun Presidentin Thaçi është sa për opinion, sepse në të vërtetë fajtor për këtë rast janë të shumtë duke filluar nga Presidenti Thaçi e rend sikur i shpjegova më lartë. Edhe tentimet e zyrtarëve tjerë që ta shfajësojnë veten kinse nuk e kanë ditur për rastin e dëbimit të 6 personave „gylenistëve“ të Turqisë, janë qesharake dhe jo serioze, prandaj nëse duhet që në të ardhmen t’i kthehet sado kudo reputacioni i humbur këtij shteti me këta udhëheqës, të gjithë këta që tani gjenden në këto poste të larta shtetërore duhen të japin dorëheqje dhe ndaj tyre të ushtrohen kallëzimet penale dhe të dënohen për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare për veprën në fjalë”, thotë Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat