AKR-ja e pakoordinuar në emërimin e Ministrit të ri

Politika

AKR-ja e pakoordinuar në emërimin e Ministrit të ri

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 11 prill 2018 Në ora: 20:40
AKR

Kryeministri Haradinaj shkarkoi nga detyra ministrin e brendshëm, Flamur Sefa, pasi që ky i fundit ishte i përfshirë në arrestimin e gjashtë gylenistëve turq.

Fillimisht u mendua se AKR-ja do të tërhiqet nga qeveria pas shkarkimit të Sefajt, për arsye se ky ishte i emëruar nga vet kjo parti, mirëpo, Haradinaj dhe AKR u akorduan që ministri i ri të jetë prapë nga AKR-ja.

Në media u përfol që Fatmir Matoshi do të jetë ministër i ri i Ministrisë së Brendshme, mirëpo, në një prononcim për “Bota sot”, Matoshi tha se nuk do ta pranoj këtë detyrë.

Image
Vesel Makolli

E siç duket AKR-ja nuk është fare në dijeni që Fatmir Matoshi nuk do ta pranoj detyrën e re.

Zyrtari i AKR-së, Vesel Makolli, në një prononcim për “Bota sot”, mbeti i befasuar nga kur kuptoi se Fatmir Matoshi e ka refuzuar propozimin për të qenë ministër.

“Ende nuk kemi ndonjë konsultim zyrtar me partinë për emërimin e ndonjë ministri të ri në vend të Flamur Sefajt. Është përfol për Fatmir Matoshit, mirëpo nuk e kam ditë që e ka refuzuar. Po më habit për të mirë Fatmiri se zakonisht shqiptarët nuk i refuzojnë këto emërime”-është shprehur Makolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat