O’Connell flet për procesin e Vettingut, nuk përjashtohet as Kosova

Politika

O’Connell flet për procesin e Vettingut, nuk përjashtohet as Kosova

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 10 prill 2018 Në ora: 16:19
Ruairi O’Connell

Procesi i Vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë është i nevojshëm. Kjo pasi, shumë individë që kanë pozita udhëheqëse nuk e deklarojnë të gjithë pasurinë që e posedojnë e në raste edhe i shmangen këtij obligimi.

Në lidhje për këtë çështje është deklaruar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Connell për gazetën ‘’Bota sot’’. Ai ka bërë me dije se përderisa nga një proces i tillë nuk përjashtohet as Mbretëria e Bashkuar atëherë nuk ka përjashtim as për Kosovën.

 “Të gjithë shërbyesit publik në MB kalojnë procedurën e verifikimit. Ata në pozita më të ndjeshme i nënshtrohen një procesi më rigoroz. Vettingu është i nevojshëm për Mbretërinë e Bashkuar dhe e mendojmë si të nevojshëm për çdo vend”, përfundon O’Connell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat