Kelmendi kundërshton Thaçin, tregon pse “kërcënimet” ndaj Serbisë nuk i bëjnë nder Kosovës

Politika

Kelmendi kundërshton Thaçin, tregon pse “kërcënimet” ndaj Serbisë nuk i bëjnë nder Kosovës

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 10 prill 2018 Në ora: 16:03
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar dje nga Kosharja se Kosova do t’i përgjigjet Serbisë dhe çdo kërcënimi nga ky shtet fqinj, ashtu si 19 vjet më parë.

“Edhe sot, Kosova dhe rajoni ballafaqohen me sfida derisa Kosova ndonjëherë edhe më kërcënime të drejtpërdrejta nga Beogradi”.

“Përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë, çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi, si i jemi përgjgjur më herët, 19 vjet më parë”, ka thënë ai.

E ndaj, kësaj deklarate të Thaçit ka reaguar ministri serb për Zhvillim dhe Inovacion, Nenad Popoviq, i cili ka thënë se  “kërcënimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i dërguar Serbisë nga Kosharja heroike paraqesin edhe  një konfirmim se Serbia duhet të forcojë ushtrinë, policinë dhe forcat e tjera të sigurisë”.

Popoviq ka shtuar se “kjo nuk do t`i trembë dhe nuk do të ndikojë në vendosmërinë tonë për të ruajtur Kosovën tonë”.

Ndërkaq, analisti politik Jeton Kelmendi, thotë për “Bota sot”, se deklarata e Thaçit nuk i bënë mirë, as nder Kosovës dhe atij.

Image
Jeton Kelmendi

Sipas Kelmendit, Thaçi me këtë deklaratë është treguar mos mirënjohës ndaj NATO-s dhe kjo është në dëmtim të raporteve me Amerikën.

“Kjo deklaratë e Hashim Thaçit vjen në rrethanat kur jemi në negociata me Serbinë, sigurisht që nuk i duhet dhe nuk i bënë nder as Kosovës, e as vetë pozitës së Presidentit një deklaratë e tillë. Fatkeqësisht ne kemi luftuar aq sa kemi mundur, por Presidenti Thaçi nuk mund të mburret me kushtet si jemi çliruar, sepse për një kohë shumë të shkurtër Serbia ka dëbuar mijëra qytetarë, ka masakruar dhe ka marrë kudo që ka dashur me përjashtim të Koshares. Presidenti Thaçi me këtë deklaratë nuk i bën nder edhe për faktin se i përgjigjet provokimeve të Serbisë. Presidenti Thaçi me deklaratën e tij, ka zhgënjyer, është treguar jo mirënjohës me shtetet e QUINT-it, ndaj  Britanisë së Madhe, shteteve të Italisë, shtetet tjera që kanë marrë pjesë në bombardimin nga NATO-ja në luftën e atëhershme. Presidenti Thaçi vazhdon me logjikën e Serbisë, që e përdor një kohë të gjatë këtë, e kjo nuk i bënë mirë, është krejtësisht e pamatur, është në dëm të stabilizimit të marrëdhënieve dhe në dëm të raporteve me Amerikën”, pohon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat