“Shteti i ri i Kosovës ka rënë thellë në humnerën e SHIK-ut”

Politika

“Shteti i ri i Kosovës ka rënë thellë në humnerën e SHIK-ut”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 prill 2018 Në ora: 19:54
Ilustrim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për “ Bota sot” se shteti i ri i Kosovës ka rënë thellë në humnerën e SHIK-ut dhe se duhet kohë për ta zhbërë rrjetin e merimangës që SHIK-u e ka thurur me vite të tëra  duke shtuar se duhet kohë për të dekompozuar këtë.

Image
Drita Millaku

“Ne nuk jemi të vetëdijshëm sa thellë është strukturuar SHIK-u në të gjitha organet andaj nuk besoj se është e lehtë zhbërja. Krejt kjo determinon edhe situatën me vrasjet politike dhe mos zbulimin e tyre”, është shprehur deputetja Millaku.

Kujtojmë, se deputetët e LDK-së nuk kanë pranuar t`i japin nënshkrimet e tyre për inicimin e formimit të Komisionit Hetimor për hetimin e SHIK-ut, nismë kjo e Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat