Ekipi për ASK-në, thirrja e juristit: Mos e pranoni Thaçin

Politika

Ekipi për ASK-në, thirrja e juristit: Mos e pranoni Thaçin

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 4 prill 2018 Në ora: 21:40
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj kanë aktivizuar ekipin menaxhues për draftimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, ky veprim i Thaçit nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit, pasi që nuk ka asnjë nen që i jep këtë të drejtë atij.

Njohësi i çështje juridike, Muhamet Kelmendi ka thënë për “Bota sot” se çështja e statusit nuk është çështje e Presidentit dhe se ai nuk ka  asnjë kompetence.

Image
Muhamet Kelmendi

“Kam kërkuar më herët dhe tash po e përsërisë se ekipin e Thaçi nuk duhet pranuar dhe kurrsesi nuk duhet që organet e Kosovës të veprojnë sipas vendimeve të Thaçit. Çështja e statusit nuk është çështje e Presidentit. Ai asnjë kompetencë nuk e ka. Vazhdimisht po bënë shkelje në shumë nene të Kushtetutës. Thaçi nuk ka bazë kushtetuese për themelim të komisionit”, thotë Kelmendi.

Për më tepër, ai ka shtuar se vetëm Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë kompetenca për të emëruar komisionin për të punuar në hartimin e Statutit.

“Çështja e tillë kërkohet nga Qeveria e Kosovës të paraqitet në Kuvend dhe vetëm Kuvendi i Kosovës  ka kompetenca për të emëruar komisionin për të punuar në hartimin e Statutit. Çështja e Asociacionit nuk është çështje Thaçi. Nuk ka  nen në Kushtetutë që i jep Thaçit atë të drejtë. Në nenin 84 të Kushtetutës ky komision del antikushtetues. Nuk është punë e Thaçit. Atë e ka vetëm Qeveria dhe përfundimisht Kuvendi”, shprehet Kelmendi.

“Thaçi pi merre pushtetin e organeve qeveritare dhe të Kuvendit. Nuk po respekton asnjë organ të shtetit. Për këtë duhet bërë peticion për shkarkimin e Thaçit me nënshkrimet që kërkohen me norma  kushtetuese dhe të shkarkohet nga detyra. Duket se Thaçi nuk po mund te ndali askush ne shtet. As Kuvendi dhe as Qeveria nuk po mund të ndalin dhe të i nënshtrohet ky person normave kushtetuese. Shkelje ka mjafte. Për atë duhet nënshkruar peticioni nga 1/3 e deputeteve dhe të kërkohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi shkeljet që i po i bënë”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat