Akuzat e para, flasin nga Gjykata Speciale

Politika

Akuzat e para, flasin nga Gjykata Speciale

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 3 prill 2018 Në ora: 15:50
Selia e Gjykatës Speciale

Ngjarjet e fundit në Kosovë kanë bërë që të ketë tensione, fillimisht për arrestimin e shefit të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq nga Policia e Kosovës, për shkak të hyrjes ilegale, e më pas arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve turq, nga Kosova në Turqi.

Në anën tjetër, nga Gjykata Speciale ende nuk ka filluar ngritja e aktakuzave të para.

Se sa mund të ndikojë e gjithë situata e krijuar në vend, në punën e Speciales, kanë folur nga Gjykata Speciale.

Chris Bennett, zëdhënës i Zyrës së Kryeprokurorit, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk e komenton kohën e ngritjes së aktakuzave të mundshme dhe se vazhdon hetimet sipas mandatit të saj, pavarësisht zhvillimeve të jashtme.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar vazhdon hetimet e saj sipas mandatit të saj, pavarësisht nga zhvillimet e jashtme. Për më tepër, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton - as nuk do të komentojë - kohën e ngritjes së akuzave të mundshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat