“Rasti i gylenistëve ndikim tmerrësisht të keq ndërkombëtarisht”

Politika

“Rasti i gylenistëve ndikim tmerrësisht të keq ndërkombëtarisht”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 1 prill 2018 Në ora: 22:57
Shtetasit turq te arrestuar dhe te deportuar

Shkarkimi nga detyra i Ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj dhe kryeshefit të AKI-së Driton Gashi, pas arrestimit dhe depërtimit të “gylenistëve” ka sjellë kundërpërgjigje të “ashpër” të kryeminisrit turk.

Erdogan ka thënë se kryeministri i Kosovës ka bërë gabim historik me shkarkimin e ministrit dhe kryeshefit të AKI-së, gjersa ka shtuar se ai do ta paguajë për këtë.

Ndërkombëtarët nuk kanë dashur të komentojnë këtë “kërcënim” të Erdoganit, ndërkaq analistët politikë pohojnë se rasti i arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq do të ketë ndikim tmerrësisht të keq në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Analisti politik, Skender Zogaj, e konsideron dështim nga ana e Kosovës, arrestimin dhe deportimin e qytetarëve turq.

Sipas Zogajt, përmes këtij rasti dëshmohet se institucionet janë të kapura.

“Arrestimi dhe deportimi i 6 qytetarëve turq, që përkohësisht ishin duke jetuar dhe punuar në Kosovë në mënyrë krejtësisht të rregullt dhe me legalitet të plotë, shënoi edhe një dështim të rëndë të shtetit të Kosovës i cili, vazhdon të jetë një ishull i egër ku nuk funksionon ligji, ndërsa institucionet janë të kapura nga gansterët e ngjashëm me kmerët e kuq, me prejardhje nga nëntoka e krimit!”, pohon Zogaj.

Image
Skender Zogaj

Ai thekson se ky rast, do të ketë ndikim tmerrësisht të keq në marrëdhënie ndërkombëtare me Turqinë dhe vendet e tjera të botës.

“Kindapimi brutal i 6 gylenistëve është shembulli drastik që do të jetë me ndikim tmerrësisht të keq në marrëdhëniet ndërkombëtare me Turqinë dhe vendet e tjera të botë. Ky është atak në shtetin e Kosovës, që këtë gabim do ta paguajë shumë shtrenjt! E keqja ka të bëjë ndaj vendeve mike, ndësa sa i përket Turqisë, ra ky mort dhe e morëm vesh qëndrimin terrorist të Erdoganit, kërcënimet e të cilit na e marrin të keqen, sepse s’janë veçse gërvallje të një diktatori që po dëshiron kokët e huaja, por ka për ta ngrënë kokën e vet, siç u ka ndodhur edhe diktatorëve shumë më të fuqishëm se ky!”, nënvizon tutje Zogaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka dashur të deklarohet lidhur me zhvillimet e fundit dhe deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ndërkaq, Zogaj thotë se Haradinaj nuk duhet të qëndrojë duarkryq.

“Kryeministri Haradinaj po bën fort mirë që s’po ia varë fare veshin, por duhet tëos rrijë duarkryq dhe t’i vërë nën lulpë erdoganistët që nuk janë pak në Kosovë dhe që duhet t’u tregohet vendi sepse janë kriminelë të rrezikshëm!”, përfundon Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat