Me Listën serbe, Serbia po fuqizohet në Kosovë

Politika

Me Listën serbe, Serbia po fuqizohet në Kosovë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 31 mars 2018 Në ora: 14:54
Hidajet Ahmeti

Analisti politik Hidajet Ahmeti ka thënë për “Bota sot” se formimi e jetëgjatësia e Qeverisë Haradinaj ka qenë dhe është  e determinuar  nga Lista serbe, e cila me njëfarë mënyrë ka dirigjuar Qeverinë Haradinaj në vazhdimësi.

Image
Hidajet Ahmeti

“Instrumentalizimi dhe reduktimi i mandatit kushtetues e ligjor të Qeverisë  Haradinaj është si shkak i kushtëzimit të Listës serbe që nga formimi i Qeverisë, duke reflektuar me vendimmarrje të zbehtë dhe një qeverisje të paintegruar në harmoni me hierarkinë institucionale”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka thënë se  ky sundim e jo  qeverisje me bashkëveprim e bashkërendim me Listën serbe po e dëmton substancën e Republikës e po fuqizon Serbinë brenda Kosovës.

“Lista serbe nuk përfaqëson interesat e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, por është dorë e zgjatur e shtetit serb, e cila përmes veprimeve të saj po e dëshmon se  shteti serb  e ka instrumetalizuar këtë forcë politike  për qëllime të dëmtimit të shtetit të Kosovës e jo për përfaqësim të komunitetit serb që jetojnë në Kosovë. Kjo logjikë e kushtëzimit nga një forcë minore politike është paralel më qëndrimin në pushtet të disa individëve që arsyetojnë veprimet  tyre për qëllime të zgjatjes së pushtetit me çdo kusht”, ka përfunduar Ahmeti për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat